• |
ide | kryesore

‘Babalja’, Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për dy të pandehurit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të pandehurit e dosjes “Babale”.

Alfred Alizoti dhe Albert Veliu u lanë në “arrest me burg”, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi është vendosur ‘detyrim paraqitje’ një herë në muaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës dosjen ‘Babale’.

Jetmir Olldashi, Albert Veliu, Fredi Alizoti si dhe deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohen për kallzim të rremë.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mbajtur në hetim materialin në të cilin bëhet fjalë për dyshimet e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Me audiopërgjimin e publikuar nga PD, kjo parti akuzon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.

Aktualisht Fredi Alizoti i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Alliun të njohur si Babalja. Ky i fundit ndodhet në Kosovë.



3 Comments

  1. Sistemi i drejtesise eshte marre peng nga mafia ne pushttet.
    Sa u largua Fatmir Xhafaj nga posti Ministrit te brendeshem,ra ne heshtje “Çështja Xhafaj”!!!
    Nuk ishte mos arrestimi Vangjush Dakos shkaku qe “dha dorheqjen”Fatmir Xhafaj,por qe te
    mbyllej,qe te mbetej ne harrese “Çështja Xhafaj”(Çështja Babale).Te akuzuarit jane,Agron
    Xhafa,Fatmir Xhafaj,Edvin Rama dhe te gjith ata qe jan implikuar ne kete mashtrim.

  2. Drejtesi qe duam”…… Ja shikoni e mendoni se si nje prokurori e gjykate, qe deshton para fakteve te pa luajteshme, po tjeterson, e manipulon nje fakt qe zbuloi maredheniet e eksponenteve qeveritare, apo familjareve te tyre me drogen, e sot po lahen nga kjo drejtesi e pa drejte, e komanduar, dhe tjetersuar.

  3. eshte me dale mendsh qe denonsuesi denohet dhe trafikantit nuk i behet asgje bile dhe emri nuk i permendet pavaresisht se iku vete ne burg o popull kjo eshte drejtesia qe duam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *