• |
ide | kryesore

Flakët në Kaliforni kthejnë në hi shtëpinë e Gerard Butler (Video)

Paparazzi, Slider



Ai është vetëm një nga personat e prekur nga zjarri që përfshiu Kaliforninë. Aktori hollivudian, Gerard Butler, tregoi se shtëpia e tij është bërë shkrumb e hi.

Butler postoi një foto të dielën duke treguar shtëpinë e tij të djegur në Malibu. Ai tha se kjo është situata që gjeti pasi u evakuua nga zona, si shumë yje të tjera dhe e cilësoi si një “periudhë zemërthyese” për vendin.

“Kam ardhur në shtëpinë time në Malibu pas evakuimit. Jam i frymëzuar nga guximi, shpirti dhe sakrifica e zjarrfikësve tanë. Faleminderit!”, shkroi Butler në përshkrimin e fotos.

Gerard Butler gjithashtu filmoi veten duke ecur përreth rrënojave, ndërsa tregoi se gjysma e shtëpisë së tij është zhdukur.

Zjarret në Kaliforni detyruan 250 mijë persona të braktisnin shtëpitë e tyre dhe qindra prej tyre nuk i mbijetuan fatkeqësisë. Policia konfirmoi se numri i të vdekurve ka arritur më shumë se 30 vetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *