• |
ide | kryesore

Dybala gjen imituesin e tij: quhet Amir dhe është 10 vjeç, por shikoni çfarë bën me topin

Sport, Video



”Më ndihmoni ta gjej”. Paulo Dybala vetëm një javë më parë kishte mbetur i goditur nga një tifoz i vogël iranian e kishte kërkuar ndihmë në Instagram për ta gjetur. Normale në kohën kur sapo kishte parë një video shumë të bukur ku Dybala i vogël iranian realizonte një goditje dënimi si argjentinasi i Juventus dhe festonte më pas duke e imituar edhe me Dybala mask. Një video që të bën të kuptosh ndërkombëtarizimin e futbollit, ndoshta gjuha më universale e këtyre kohëve.

Paulo më në fund ka mundur të zbulojë identitetin e iranianit të vogël, sepse këtë javë në ndihmë i ka ardhur edhe tv iranian, që ka ndjerrë në transmetim një kronikë në një program të rëndësishëm sportiv. Majtoshi i vogël quhet Amir, është 10 vjec e natyrisht ka idhull numrin 10 të Juventus. Bashkë me familjen ai jeton në Dehdasht, një qytet më pranë Kuvajtit e Irakut se Teheranit. Amir luan futboll në një skuadër të vogël dhe është shumë i apasionuar pas Italisë. Aq sa një vit më parë, kur Suedia e eleminoi nga Botërori, një fëmijë në Dehdasht shpërtheu në lot. Vetëm se tani, ndoshta dicka e bukur e pret Dybalan e vogël…

https://www.youtube.com/watch?v=YsJle37hetI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *