• |
ide | kryesore

Rikthimi i bujshëm tek Juventus nuk është ai i Paul Pogba

Sport



Merkato e Juventus në janar është totalisht e përfolur për një rikthim të madh të mundshëm. E kushtu mund të jetë, vetëm se në këtë rast nuk është Paul Pogba. Bardhezinjtë kanë humbur shërbimet e Emre Can, një që ishte menduar titullar i rregullt tek bardhezinjtë dhe mbulimin do ta bëjnë pikërisht në atë sektor.

Gjermani i operuar në tiroide në fund të tetorit duhet të kthehet përpara Krishtlindjes, në këto momente po bën figurë të mirë
Bentancur, por është e qartë se karakteristikat janë të ndryshme. Kështu, për merkaton e janarit, kampionët e Italisë po shohin me kujdes opsionet dhe rikthimin e madh të Arturo Vidal.

Një emër që ndez fantazinë e tifozëve, për gjithcka ka bërë Mbreti Artur në Torino. Aventura tek Barcelona e kilenit nuk ka qenë pozuitive deri në këto moment, madje Valverde e ka zbritur në hierarki, duke e aktivivuzar vetëm si zëvendësues: 15 prezenca, 2 gola por vetëm 367 minuta në fushë.

Vidal është i pakënaqur dhe në Torino do të kthehej me vrap. Tek Juventus do të ishte një eksperiencë fondamentale për Champions dhe për më tepër rregullat e reja e lejojnë të luajë edhe për bardhezinjtë. Barcelona për Vidal ka paguar 19 milionë, e me bonus shifra arrin deri në 21, kështu që për Juventus nuk është një investim i pamundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *