• |
ide | kryesore

FOTO/ Askush nuk mbajti zi për veteranin, por ditën e varrimit ndodhi çudia

Planet



Leo Stokley, një ish-ushtar i marinës amerikane u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Veterani i luftës së Vietnamit nuk kishte familjarë biologjikë dhe për këtë shkak askush nuk shkoi për tu kujdesur për trupin e tij tek varrezat e veteranëve në Tennessee.

Drejtori i varrezave bëri një njoftim në Facebook ku tregonte për varrimin me synimin që dikush të paraqitej. Ajo që ndodhi ishte e papritur. 2700 njerëz e shpërndanë njoftimin dhe ditën e varrimit një numër i madh njerëzish morën pjesë në varrim.

“Të nesërmen në mëngjes gjithçka ndryshoi. Telefoni nuk pushonte, mesazhet dhe e-mailet nuk pushuan që nga atëherë”, – tha drejtori Alan Desmond për WKRN. Në ditën e funeralit, një turmë e madhe e njerëzve u shfaq për të përkrahur veteranin duke përfshirë edhe disa gra që ishin kujdesur për të gjatë ditëve të tij të fundit të jetës. ©LAPSI.al

photo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *