• |
ide | kryesore

Nuk e ftuan në varrimin e Mbretëreshës/ Reagon ashpër Moska

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



500 krerë shtetesh dhe personalitete të huaja priten në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Në ceremoni është ftuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Ai tashmë ka mbërritur në kryeqytetin britanik. E përjashtuar nga kjo ceremoni ishte Rusia. Asnjë ftesë nuk u nis për në Moskë. Kremilini reagoi me një përgjigje të shkurtër për faktin që nuk ishte ftuar.

“Një përpjekje për të shfrytëzuar një tragjedi kombëtare për qëllime gjeopolitike dhe kundër vendit tonë”. Janë këto fjalët e Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Vendimin e qeverisë së Liz Truss Moska e ka cilësuar “thellësisht imoral” dhe “blasfemik”. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, Zakharova shprehu zhgënjimin e autoriteteve ruse edhe përmes rrjeteve të tyre sociale.

Pas pushtimit të Ukrainës, marrëdhëniet midis rusëve dhe Mbretërisë së Bashkuar janë në një nivel armiqësie edhe më të lartë se ai i Luftës së Ftohtë.

Të ftuarit

Të gjithë “të fuqishmit” e Botës do të jenë të gjithë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Të gjithë ose pothuajse të gjithë. Bashkë me Rusinë është përjashtuar vetëm Afganistani, Bjellorusia, Birmania, Siria dhe Venezuela.

Funerali i Mbretëreshës është bërë një rast për polemika ndërkombëtare jo vetëm në lidhje me marrëdhëniet me Moskën. Në listën e të ftuarve ishte edhe një emër tjetër që ka ngjallur kritika të forta. Bëhet fjalë për Mohammed Bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite. Ai është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll. Megjithatë,pavarësisht ftesës ai nuk do të shkojë personalisht në Londër. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Po se i rruhet shumë Rusëve për atë bretkosën që vrau nusen e djalit! Namut Llumi paska shkuar si mercenar në frontin e Kharkivit por mesa duket ka ngrënë ndonjë dron Shahid në bythë dhe ka ikur në pidh të Anetës.

  2. Mbreteresha Elisabet II eshte kusherira e ish Mbretit te Rusise, Romanov, te cilin Lenini me bolsheviket e zhduku familjarisht duke i masakruar, ate vete, gruan, vajzat dhe djalin, gjate revolucionit te 1917, per t’i dhene vendit nje sistem qe qendron edhe sot me Putinin ne krye.

    Jo thjesht per Ukrainen, por per kete trajtim mizor fizik dhe historik, Putin nuk kish vend ne ceremonine mortore te Mbretereshes dhe as goje per te protestuar.

    Barbaria meriton injorimin.

  3. Rusia eshte e abandonuar dhe e izoluar cdo dite e me shume deri sa te shkaterrohet plotesissht Bolsheviket pro ruse le te marrin karin ne goje tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *