• |
ide | kryesore

Meta firmos nxjerrjen në lirim të gjeneral Sandër Lleshit, gati dekretimi si ministër

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta dekretoi sot nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj. Kreu i shtetit i hapi rrugë në këtë mënyrë dekretimit të tij si ministër të Brendshëm. Kjo ishte edhe një nga arsyet që Meta nuk pranonte që Lleshi (apo Lleshaj) të merrte vendin e lënë bosh nga Fatmir Xhafaj në qeveri sepse e konsideronte atë një ushtarak ende aktiv dhe kjo bie ndesh me kushtetutën. Kërkesën për të lënë detyrat ushtarake e kishte bërë vetë Lleshi ndërsa mbi tavolinë Meta ka për herë të dytë kërkesën e Ramës për ta dekretuar atë si ministër. ©LAPSI.al

 

DEKRET
PËR
NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10955
Tiranë, më 16.11.2018



10 Comments

  1. Dmth deri dje kur ka qenë këshilltar i kryeministrit ka qenë ne kundërshtim me ligjin? Atëherë lind pyetja si do ta kërkojë zbatimin e ligjit nga vartësit e te tjeret kur vete e ka shkelur haptazi me kushtetutën? A mos vallë meta e liroi për ta nxjerrë përfundimisht në rrugë?

      1. shqiptar o gomar mos harro se orgji ne lalz keni ber me ilirin madje me ngjalen e tij,rama ne prapanic e fuste dhe e nxirrte ne goj.ngjal dy metra ishte ,ti bishtin e ngjales lepije.qfar bastardesh e kokpalaresh RIDHJERJET E STALINIT,nji hajn me ze dhe figur bet president dhe nje shizofren e te droguar kryeminister.

  2. PO pse i ke vene vetes pseudin shqiptar, sepse ju rilindso komunistet vetem shqiptar s;keni qene ndonje here, sepse jeni pa memme e atdhe, jeni internacionaliste qe urreni vendin tuaj, se ndryshe shqiperia po mos te kishit qene ju zaptuso internacionalistet e kuq do ishte Zvicrra e ballkanit, andaj, o pushtues, kriminele te diteve te soteme ju duhet te heshteni, e te shporreni per ne kore te veriut.

  3. DMTH Meta nuk e paska dekretuar se qenkerka ne kundershtim me kushtetuten???
    Qekur ligji dhe kushtetuta i paskerkeshin hyre ne zemer Sinjor Presidentes??

    Pazari qenka bere. roll out plan in action 🙂

    ju rilindsat e vegjel sumshkatarrumat e rames dhe erit do knoqeni , Meten e keni perseri me ju 😀

  4. Leshi duhet cuar ne prokurori se ka shkelur ligjin duke punuar si keshilltar prane kryeministrit duke qene se ka qene ushtarak aktiv. Vetem kaq mjofton per mos e dekretuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *