• |
ide | kryesore

Proçesi “eskortë”, Silvio Berlusconi shoqërohet në gjykatë

Paparazzi, Slider



Rikthehen telashet për Silvio Berlusconi ish-kryeministri dhe lideri i të djathtës italiane.
Gjykata e Barit nën firmën e gjykatëses Rosa Anna Depalo ka kërkuar rihapjen e procesit “Eskortë” dhe rikthimin në gjykim të Silvio Berlusconit me akuzën e nxitjes së deklararimit të rremë ndaj autoriteteve gjyqësore.

Sipas akuzave të prokurorëve Pasquale Drago dhe Eugenia Pontasuglia, Silvio Berlsconi në kohën kur ishte kryeminisër i ka ofruar sipërmarrësit Gianpaolo Tarantini, përmes avokatëve dhe gazetarit e themeluesit të së përditshmes “L’avanti”, Valter Lavitola, një punë, qindra mijëra euro cash e interesa financiare në shoqërinë Finmecanica.

Në këmbim të gënjeshtrave ndaj prokurorëve të Barit që hetonin procesin “Eskortë” e mbi festat e ish-kryeministrit me vajzat escort në rezidencën verore të tij në periudhën kohore 2008-2009.

Në akuzat e reja ndaj ish-kryemistrit Sivlio Berlusconi është përfshirë si palë civile dhe Presidenca italiane e Këshillit të Ministrave, si palë e dëmtuar në prishjen e imazhit të institucionit për akuzat e pagesave të gënjeshtrave ndaj drejtësisë.

Silvio Berlusconi pritet të dalë para Gjyaktës së Barit më datë 4 shkurt 2019.

Seanca e parë gjyqësore e procesit “Eskortë” është zhvilluar më 14 nëntor 2014 e sipas akuzës Silvio Berlusconi paguante biznesmenin Gianpaolo Tarantino për rekrutimin e vajzave dhe modeleve që merrnin pjesë në festat private të organizuara në banesën e ish-kryeministrit italian.

Më 13 nëntor të 2015, biznesmeni Gianpaolo Tarantino dënohet me 7 vite e 10 muaj burg me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal me qëllim rekrutim, nxitje e favorizim të prostitucionit.



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *