• |
ide | kryesore

Sot ra bora e parë, sinoptikanët thonë se javën tjetër…

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm reshjet e para të dëborës zbardhën fshatin turistik Dardhë në Korçë.
Ndërkohë në një lidhje telefonike për News 24 meteorologia Lajda Porja e “Meteoalb” u shpreh se reshje bore do të ketë edhe të martën në Juglindje të vendit. Ndërsa në zonat e tjera do të ketë reshje shiu. Porja theksoi se muaji nëntor do të mbyllet i paqëndrueshëm.

“Në pjesën e dytë të javës dhe në fund të muajit kemi rritje temperaturash dhe shira. Me shira më të dendur parashikohet dita e martë. Zonat jugore priten të kenë shira më të dendur. Ditët e tjera do të kemi shira me intensitet të ulët. Ndërsa në zonat juglindore do të ketë reshje bore. Parashikohet që pas datës 25 do të kemi një rritje të intensitetit të reshjeve. Muaji nëntor do të mbyllet i paqëndrueshëm”, – u shpreh ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *