Humbja e Shqipërisë kundra Skocisë solli reagime, trishtim dhe kritika të shumta. Por përveç tyre edhe diçka tjetër nuk është pritur mirë nga kantautori Elton Deda. Ai u ndal tek kënga “Kuq e Zi”, të kënduar nga Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, të cilën e krahasoi si ‘infeksion rural’. Duke mos e përmendur emrin e Florit, Deda sqaron se melodia e këngës është e punuar shumë keq, ndaj duket sikur melodia e nation league është e përzierë me tingujt e lahutës.
“Mbas humbjes me ëhiskey/pirësit, dy gjëra më qetësojnë. Njëra veshët dhe tjetra sedrën. E para, që nuk do e dëgjoj më temën e muzikës së nation league perzierë me një motiv lahute të edituar në Melodynë që për hir të së vërtetës ishte i keq bërë nga kushdo që e ka marrë përsipër. E dyta, nuk do kem më brerje ndergjegje per fjalët që më flisnin shokët e mi për një “komplot” lojtarësh per Pannucin. Aq e ke takatin. Ska pse merzitesh. Ahh se harrova, dëgjoni J.S.Bach se ju shëron veshët nga infeksionet rurale”, shkruan Elton Deda.
Elton Deda qenka infektuar ne tru me duket, si i jati pijanec dhe nuk gjykon drejt…