• |
ide | kryesore

Shqipëria pa qendërmbrojtjen titullare: rikthehet Hysaj, por nuk i’a del Djimsiti i dëmtuar

Sport



Katër gola të marrë tre ditë më parë dhe janë të vështirë për tu kaluar psikologjikisht, ndërsa po ti shtosh edhe padisponueshmërinë e të dy qendërmbrojtësve titullarë, misioni kundër Uellsit bëhet edhe më i komplikuar. Humbja e rëndë me Skocinë, në Loro Borici për Ligën e Kombeve, pati edhe pasoja të tjera: Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Berat Djimsiti e mbylli ndeshjen i dëmtuar.

Praktikisht Shqipëria duhet të shpikë tashmë një repart të ri për të përballuar Uellsin, një tjetër skuadër britanike, e ngjashme në stil loje me Skocinë, sulmuesit e të cilëve i krijuan aq shumë probleme prapavijës kuqezi.

Kapiteni Mavraj është i skualifikuar, në Ligën e Kombeve ku i kemi mbyllur ndeshjet, pas kartonit të kuq në minutën e 22 të ndeshjes në Shkodër, ndërsa lajmet e këqija kanë ardhur nga Djimsiti. Mbrojtësi i Atalantës është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm kundër Uellsit, edhe për të mos e rrezikuar lojtarin. Megjithatë, Panucci mund ti besojë kapitenit për shkak se edhe Binaku nuk do të jetë nè dispozicion.

Kështu rikthimi nga skualifikimi i Elseid Hysaj i jep mundësinë Veselit të kalojë në qendër, ndërsa Ismailaj mund të ketë një prezantim të dytë me fanellën kuqezi. Mbrojtësi i Hajduk provoi debutimin kundër Skocisë, pikërisht duke marrë vendin e Mavrajt pas kartonit të kuq për kapitenin dhe duket se do të jetë sërisht në monitorim, këtë herë për shkak emergjence.

Për fat bëhet fjalë vetëm për një miqësore (në Elbasan Arena ora 20.00), por për moralin kemi nevojë për një fitore, përpara se të nisë fushata kualifikuese e kampionatit Europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *