• |
ide | kryesore

Publikoi një foto me një shprehje shqip, fansat italian i vërsulen Ermal Metës (FOTO)

F1, Paparazzi



“Rri shtrembër e fol drejt” ishte shprehja në foton e Ermal Metës që nxehu fansat në shtetin fshqinj ditën e sotme. Ndjekësit italianë dukeshin të pashpresë pasi nuk kuptonin asgjë, pavarësisht se tentonin ta përkthenin shprehjen në “Google”. Ndërkohë që Ermalit ju desh të përballej me komentet disi negative, pati dhe nga ato të cilët e përgëzuan në këtë rast fansat shqiptarë. Ermal Meta është njëfigurë jo pak e njohur në botën e artit në Itali, madje ai është pëlqyer që në daljen e parë skenike. Këtë vit ai rrëmbeu dhe vendin e parë në Sanremo dhe gjithashtu u rendit i pesti në Eurovizion me këngën “Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moro.

Këto ishin disa nga kometet:

“Ermal Meta ka fituar zemrën e të gjithë italianëve, që në daljen e tij të parë në skenë, por misioni i tij më i vështirë duket se është që t’u mësojë gjuhën shqipe.”

“Këngëtari i njohur postoi mbrëmjen e së martës një foto, të cilës i bashkëngjiti shprehjen popullore shqiptare: “Rri shtrembër dhe fol drejt”.”

“Shprehja i përshtatej edhe pozës së tij, por sfida më e madhe për të gjithë ndjekësit e tij ishte që të merrnin vesh kuptimin.”

“Shumë reagime pati nga fansat e tij shqiptarë, të cilët përgëzonin Ermalin për shprehjen në shqip.”

“Por nga ana tjetër, ndjekësit italianë dukeshin të pashpresë pasi nuk kuptonin asgjë, pavarësisht se tentonin ta përkthenin shprehjen në “Google”.”

“Ku ti gjejmë këta dreq përkthyes.”

“Nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit.”

“Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë.”

“Në këtë rast, ndoshta do bënte punë përkthimi. Apo duhet t’i besojmë përkthimit të Google?”

“Këtë radhë duhet përkthimi.”

“Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde.”

“Edhe pse nuk e dimë shqipen nuk ka problem. P.S: Mundet gjithmonë ta mësojmë.”

 

View this post on Instagram

 

Rri shtrember dhe fol drejt.

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *