• |
ide | kryesore

Video/ Salah bën “shqiponjën shqiptare”…por e ka me Sergio Ramos

Sport, Video



Rivalitet i pafund ai mes Mohamed Salah e Sergio Ramos, që tani duket se ka hapur një kapitull të ri. Ndërsa mbrojtësi i Real Madrid ka përfunduar në stuhinë e dopingut, sulmuesi i Liverpool vazhdon të shënojë. E pikërisht në festimin e tij pas golit të shënuar kundër Ëatford nuk ka kaluar pa u vënë re një detaj: duart e kryqëzuara, ose më saktë gjesti identik me të cilin spanjolli feston golat e tij.

Provokim i hapur? Ndoshta. Klopp, tekniku i Reds, ka qenë shumë i zoti për të dribluar pyetjet è gazetarëve me një… nuk e pashë: “Nuk kam asnjë problem me pyetjen, por nuk e pashë festimin, po gëzoja vetë”.

https://www.youtube.com/watch?v=LnhoXnorg4E



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *