• |
ide | kryesore

Kim Kardashian në videon e seksit nuk isha e droguar me ekstazi

Paparazzi, Slider



Ish i dashuri i Kim Kardashian ka hedhur poshtë deklaratën e bujshme të saj ku tha se ishte e droguar me extasy kur xhiroi videon famëkeqe të seksit në vitin 2003.

Ylli i “ Keeping Up With The Kardashians” tronditi shikuesit me deklaratën e papritur në episodin e së dielës, kur ajo tha se kishte marrë drogë para filmimit të videove si dhe kur u martua me producentin e muzikës Damon Thomas, 48 ​​vjeç, në vitin 2000.

Por sot burimet e afërta me Ray J kanë thënë për “TMZ” se ajo s’ka prekur asnjëherë extasy gjatë xhirimeve, madje ish i dashuri i saj është ofenduar nga pretendimi i Kim.

Burimi gjithashtu shtoi: “Kim nuk ka marrë droga të forta apo alkool, ajo pinte duhan marijuanë nga një tub në formë penisi”.

Në rrëfimin e saj tronditës Kim i tha motrës së saj Kendall Jenner dhe Scott Disick, ish- bashkëshortit të motrës Kourtney: “Kur provova extasy herën e parë u martova, ndërsa herën e dytë bëra një videoseksi”.

“Unë jam e vetëdijshme se ashtu u njoha me botën.Ishte një mënyrë negative, prandaj u ndjeva sikur duhet të punoja 10 herë më shumë për t’i bërë njerëzit të shihnin të vërtetën”- shtoi më tej Kim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *