Tension i jashtëzakonshëm në kryeqytetin grek në vigjilje e gjatë ndeshjes së Champions League kundër Ajax dhe vetëm ndërhyrja e policisë ka evituar më të keqen. Bilanci është me 11 të plagosur gjë që ka bërë që Uefa të hapë hetimin: Aek rrezikon sanksione të rënda.

Tifozët e dy skuadrave janë përplasur dhunshëm, me lëshimin e tymueseve, shkopinj dhe gozhda në duar, fillimisht në afërsi të qendrës së skuadrës greke. Takimi ishtë lënë në rrjetet sociale për në rrugën Alexandras: rreth 200 hollandezë, të cilëve i ishin shtuar 60 tifozë të Panathinaikos e 7 të Wisla Cracow kundër 180 të Aek.

Por tifozët hollandezë kanë qenë të vetëm në sektorin e miqve në stadium, duke u bërë shënjestër e ultrasve vendas, të cilët i kanë sulmuar me bomba molotov (shishe me material që merr flakë). Policia greke ndërhyri me shpejtësi dhe egër për të evituar kontaktet mes dy tifozërive.
