• |
ide | kryesore

Muça, Kërçiku, Blazhevski dhe dilema Ngo’o: armët e Tiranës në derbi

Sport



14 ndeshje pa fitore janë shumë për cilëndo skuadër, e po të shtosh pastaj në llogari se këto janë shifrat që skuadra më e titulluar në vend nuk fiton në derbin me rivalin e përjetshëm atëherë katastrofë do të ishte një term i përshtatshëm. Nuk e ka shijuar akoma fitoren e parë në pankinë Ardian Mema, por nuk ka luajtur akoma as derbin e parë si trajner.

E për ti dhënë kthesën e duhur sezonit të Tiranës, aventurës së tij me bardheblutë dhe shkundjen e fortë një skuadre që po shkon përsëri drejt Kategorisë së Parë, Mema ka një plas dhe tre asa nën mëngë. Të gjithë si grup është moto e teknikut, që mungesën e Grecës duhet ta zbusë me ardhjen e Blazhevskit, ndërkohë që kartat i ka ngatërruar me prezencën e Michael Ngoo në stërvitje. Shtatlarti anglez ndoshta nuk i ka rregulluar mardhëniet me trajnerin dhe drejtuesit, por fakt është se është në dispozicion, edhe pse Mema nuk duket shumë i orientuar për ta zbritur në fushë në derbi.

Ndeshjet fitohen me eksperiencë dhe Blazhevski vjen në momentin e duhur, bashkë me Kërcikun, duke i dhënë alternativat e duhura planeve të Memës, për ti dhënë prioritet lojës në krah. E për më tepër do të ketë një zemer kapiteni më shumë. Gentian Muca, ndihet gati për derbin dhe gati për të udhëhequr Tiranën drejt suksesit.

Qendërmbrojtësi ka më shumë se një vit që nuk luan, por ka kohën e duhur që stërvitet dhe ekperienca dhe lidershipi do ta bëjnë ndoshta përforcimin më të mirë për derbin. Tirana nuk mund të suportojë një tjetër dështim, jo vetëm se nuk mbahet mend hera e fundit kur bardheblutë kanë dalë të lumtur nga stadium, por sepse renditja i dikton domosdoshmërinë për rezultat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *