• |
ide | kryesore

Video/ Maradona përjashtohet, por me Dorados është një hap larg mrekullisë

Sport, Video



Diego Armando Maradona e skuadra e tij Dorados janë një hap nga lavdia. Skuadra meksikane e stërvitur nga Pibe de Oro ka fituar 1-0 (super gol i Edson Rivera) finale e vajtjes kundër Atletico San Luis për promocionin në elitën e futbollit në Meksikë. Do të ishte një arritje historike, duke parë që argjentinasi ka trashëguar një skuadër në vendin e 13 të renditjes, duke e cuar deri në aktin e fundit. Vetëm se Maradona, me shumë mundësi nuk do të jetë në pankinë të dielën, sepse është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 93′ për shkak të protestave kundër trajnerit rival dhe arbitrit të katërt. Polemikat kanë vazhduar edhe pas ndeshjes, me gazetarët: “Jam në finale, jo me pushime si mendonit ju”.

IKEN NGA INTERVISTA
Maradona nuk e fsheh tensionin e lartë edhe pas ndeshjes: i intervistuar nga Espn, argjentinasi ka sulmuar me fjalë gazetarin. “Do të më pëlqente që të tregoje se jam në finale e kampionatit, jo që kam ardhur me pushime”. Pastaj në pyetjen për River-Boca, është larguar pa përfunduar intervistën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *