• |
ide | kryesore

Nën hetim me Mark Frrokun/ Arrestohet “i forti” i Shkodrës që po ndërtonte pallat 10-katësh

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e 44-vjeçarit Bardhok Planaj, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Ai ishte nën hetim prej disa muajsh. Emri Pllanajt doli që në vitin 2015 kur u vu nën akuzë deputeti i Pukës, Mark Frroku. Ish-deputeti u akuzua se në atë kohë kishte marrë Pllanajn në makinën e tij kur ky ishte në ndjekje nga policia si i dyshuar për trafikimin e një sasie droge nga Laguna e Vilunit.

Policia thotë se arrestimi i tij u bë pasi këtë të hënë prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër lëshoi urdhrin e ekzekutimit dhe gjykata e caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.
Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të Bardhok Planajt, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive” – thotë policia. Ky objekt 10-katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij kap vlerën 2 milionë euro. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *