• |
ide | kryesore

The Guardian shpjegon pse u tërhoq Presidenti Macron

Kryesore



Qeveria franceze do të lajmërojë së shpejti se ajo do të anullojë planet për taksën ekologjike pas tre javësh protesta, të cilësuara si të dhunshme nga media franceze.

Kryeministri  Édouard Philippe do të takohej me ministrat e kabinetit mëngjesin e ditës së sotme për të rënë dakort, e për të dalë në një konkluzion përfundimtar rreth taksës së karburantit, nxitur nga trazirat, shkatërrimet dhe grabitjet që kanë ndodhur në Paris, veçanërisht fundjavën e fundit prej “jelekëve të verdhë”.

Taksa e vendosur mbi naftën dhe karburantin, e nxitur prej lëvizjes për karburante më të pastra, krijoi vorbullën e madhe demonstrative ndaj krerëve të shtetit, duke nxjerrë në pah zemërimin dhe zhgënjimin e qytetarëve.

Presidenti Emmanuel Macron, në mënyrë të përsëritur kishte nënvizuar se nuk do të hiqte dorë prej rregullave të vendosura së fundmi, por u detyrua të rishqyrtojë vendimin e tij pas dhunës më të egër të demonstruar në Paris për gjysëm shekulli, shkruan the Guardian.

Agjencia France-Presse, njofton se ditën e sotme kryeministri i Francës, pas takimit me deputetë, do të deklarojë pezullimin e rritjes së taksës. Ditën e hënë, ai ka takur krerët e partive më kryesore franceze.

Mbrëmjen e sotme, Philippe do të duhej të takohej me përfaqësues të “jelekëve të verdhë”, por ky takim është anulluar, për shkak se thuhet se përfaqësuesit jo zyrtarë të tyre janë kërcënuar dhe janë mohuar nga protestuesit e tjerë.

Lexo më tej:

« Jelekët e verdhë »/Pse po i vënë flakën Parisit?

Lëvizja e protestës, e cila nuk ka ndonjë organizatë ose lider drejtues, ka shkuar më tej me kërkesat  e saj, duke mos u mjaftuar vetëm me heqjen e taksës. Ajo ka kërkuar gjithashtu dhe dorëheqjen e Macron si dhe shpërbërjen e parlamentit francez.

Macron ka anuluar vizitën e tij dy ditore në Serbi, për të zgjidhur krizën e momentit që ka mbërthyer Francën.

Të shtunën policisë iu desh të përballej me protestues të maskuar që pikturonin me spraj grafiti, mbi “Harkun e Triumfit”, dogjën makina, ndërtesa, si dhe grabitën dyqane luksoze, të cilat më pas edhe i dogjën.

378 persona janë arrestuar. Sipas raportimeve nga policia, shumica e të arrestuarve janë meshkuj që i përkasin moshave nga 30-40 vjeç, nga rrethina të Francës, të cilët kishin ardhur për të luftuar me policinë.

Burim i informacionit: The Guardian

Përgatiti: Lapsi.al

Klajdi Thaçi

 



3 Comments

  1. Midis protestes se Frances dhe Shqiperise ka nje ndryshim drastik te arsyes.
    Ndersa ne France protesta behet per interesat e gjithe popullit te ndershem francez, ne Shqiperi protesta behet per interesa teper, teper te ngushta politike, ku opozita keqperdor nje pakice te popullsise te Tiranes, le te themi 1000 prej tyre, te cilet kane ndertuar ne truall prone jo e tyre, pra kane vjedhur qe kerkojne te ndeshkohet tere trafiku kryeqytetit

    PËRGJIGJIUNI
    Lini një Përgjigje
    ADRESA JUAJ EMAIL S’DO TË BËHET PUBLIKE.

    Koment

    Emër

    1. Ndryshimin drastik shikoje tek protestat e mijra studentëve që po zhvillohen këto ditë në Shqipëri e që mediat pro qeveritare e injorojnë.
      Po u ngritën në protesta studentët kundër qeverisë, ju zhabat e propogandave të ERTV, duhet ta nbyllni gojën.

  2. Shpellaret e frances te sulur mbi monumente historike per ti prishur,per te vjedhur dyqane,per te djegur makina,keta shpellare nuk kane lidhje me taksen e naftes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *