Një ndeshje delikate ku ndaloheshin gabimet, por ajo mes Kukësit e Skënderbeut u vendos pikërisht nga një gabim, flagrant madje. Aldo Teqja ndërhyn në mënyë katastrofike në minutën e 53 ndaj Ethemit, duke shkaktuar penalltinë që vendosi fitoren e Kukësit.
Ishte i vetmi rezultat që i shkonte për shtat skuadrës së Cungut, e megjithatë korcarët treguan mungesë eksperience, duke mos luajtur ndeshjen që duhet, edhe pse ndoshta pa atë gabim ndoshta do të kishin dale me pikë nga transferta e luajtur në Kamëz. Gjithësesi, në ndeshjen e tij për tu harruar, portieri që zëvendësoi pikërisht teknikun aktual të Skënderbeut në kuadratin e portës ka marrë elozhet e pashpresuara.
“Sigurisht që ishte një moment i evitueshëm – tha Shehi -. Por në momentin e parë, duke qenë se kam qenë edhe vetë në ata pozicion e humbet toruan kur kundërshtari bën presion, nuk ndërhyn dhe gabon. Kjo ndodh, i ndodhi dhe Aldos. Nuk duhet ta kryqëzojmë Aldon, por duhet t’i japim kurajo. Për mendimin tim Aldo është portieri më i mirë në Shqipëri.
Në fakt në një ndeshje të ekuilibruar, penalltia e shkaktuar nuk ishte gabimi i parë i Teqjas, por në rastin e parë, të minutës së 28, u shpëtua nga prapavija, gjë që në golin e William Cordeiro, nga 11 metra larg, nuk mund të ndodhte.
Kukësi i bashkohet Skënderbeut në kuotën e 30 pikëve, duke ngjeshur renditjen. Ajo që shqetëson Shehin është fakti se për herë të parë në këtë kampionat, korcarët shkojnë në tre ndeshje pa fitore, dy nga të cilat humbje.