• |
ide | kryesore

‘Lëvizja për Universitetin’ thirrje Bashës: Tërhiqu nga aktet e dhunës ndaj studentëve

Lajme, Të fundit

“Lëvizja për Universitetin” ka reaguar pas largimit me forcë nga studentët të pedagogut Jani Marka, pasi sipas tyre është pjesë e “Lëvizjes për Universitetin” të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje të politizuar.

Përmes një statusi në Facebook kjo lëvizje thotë se për të tretën ditë pjesëtarë të kësaj lëvizje janë sulmuar fizikisht, kërcënuar dhe ofenduar nga rrugaçë partiakë.

Habitshëm, nominalisht lëvizja ka përmendur vetëm Lulzim Bashën, të cilit i bën thirrje që të tërheqë pjestarët e strukturave partiake të PD-së që duan të politizojnë protestën.

Reagimi i plotë:

Lëvizja Për Universitetin denoncon dhunën e ushtruar nga rrugaçët partiakë!

Sot, për të tretën ditë radhazi, studentë dhe veprimtarë të Lëvizjes Për Universitetin janë sulmuar fizikisht, kërcënuar dhe ofenduar nga rrugaçë partiakë. Goditje me çelësa, tërheqje nga flokët, shkelma, shuplaka dhe grushte, janë format kryesore të dhunës me të cilat të rinjtë janë përballur.

Të paktën 12 raste sulmesh të tilla nga keqbërës të partive janë evidentuar gjatë këtyre ditëve, prej të cilave, shumica e të cenuarve kanë qenë vajza. Në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, agresorët kanë qenë të forumeve të Partisë Demokratike. U bëjmë thirrje strukturave drejtuese të PD-së, si dhe kryetarit Lulzim Basha, që të tërhiqen nga aktet e dhunës dhe metodat e tjera që synojnë intimidim dhe përçarje.
E njëjta thirrje vlen edhe për drejtuesit e partive të tjera, për të ndalur dhe për t’u distancuar nga çdo formë dhune apo presioni. Në fakt, studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë.
Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre.

Përmes shpifjeve të përhapura nga disa kanale dhe në disa nivele është tentuar të përhapet edhe gënjeshtra sikur Lëvizja ka penguar protestues të “Astirit” që t’u bashkoheshin protestës. Jo vetëm që kjo gënjeshtër u zbulua nga mungesa e fakteve që lidhin studentët e Lëvizjes me rastin në fjalë, por edhe vetë akuzuesit kanë pretenduar më vonë përmes fotove se bëhej fjalë për ndonjë veprimtar partiak që nuk e lidh asgjë me ne.
Gjithashtu, dënojmë çdo akt dhune apo nxitje për dhunë nga militantët e partive. Këto dy ditë, studentë të Lëvizjes, vajza dhe djem, janë bërë objekt i një sërë sulmesh fizike nga rrugaçë partish politike. Mbrojtja jonë e vetme ka qenë masa studentore që në çdo tentativë na ka dalë në krah.

Protesta e studentëve ka vetëm një objektiv qendror: pranimi pa kushte i kërkesave themelore të studentëve, çka nuk lë hapësirë për negociata.

19 Comments

  1. Kjo parti qe diten qe e uzurpoje korbi i zi sali me ndihmen e ramizit ka te njejta metoda komuniste duke kercenuar nga bandat e saliut dhe tani edhe shpellaret me kollare te lulit,kjo eshte PD

  2. Po keta te Levizjes Universitare pse dolen sot dhe jo qe diten e pare?

    Pse permendet vetem PD ne deklaratae, a thua ka me shume interes PD per percarje te protestes apo Ekzekutivi (PS)?

    Pse perfaqesuesi i LU Arlind Qorri del ne video te para disa viteve me aktivistet e MJAFT?

    LU nese do te beje proteste le te behet grup me vete 10 metra larg grupit fillestar qe jane mbledhur dhe te bertasin e te flasin sa te duan!!!

    1. Keta e organizuan mer pall kari. Po Saliu si hajdut, ashtu si vodhi protesten e studenteve dhjetorin e ‘90, ashtu do te vjedhi dhe kete duke perdorur te njejtat metoda. Atehere kishte sigurimsat e Ramizit qe e ndihmuan ndersa tani ka shpellaret e forumeve te ketij timit. Larg duart nga protesta PD. Nuk ka lidhje me axhenden e Bashes per tu ber kryeminister.

      1. E para njehere mos ofendo se nuk ka ta ka njeri borxh te degjojme fjalet e tua kulturore!!!

        E dyta, nuk me duket se i pranuan banoret e Astirit diten e djeshme, qe pikerisht jane te mbeshtetur nga PD!!!

        E treta, PD nuk e ka ftuar kush dhe po u perpoq te futet, ata vete do i largojne. Po as LU nuk e ftoi kush, kshuqe jane ne gabim.

        E katerta, shikoni lajmet se kane dale sms e Fuges qe flet per futjen e diversionisteve dhe cunave te Lali Erit aka Arlind Qorri me shoke ne proteste!!!

  3. levizja per qelbesiren rama e pordhen e qelbesires erionka velija.qfare student kari je kur nji mut komunist si rama te quan dele,lop,ngeles,derr,gjel e nuk flet.

  4. levizja per qelbesiren rama e pordhen e qelbesires erionka velija.qfare student kari je kur nji mut komunist si rama te quan dele,lop,ngeles,derr,gjel e nuk flet.qfar lesh studenti je qe nuk proteston per korrupsionin rama gjiknuri qe falsifikuan tenderin e unazes,

  5. Na e nxjerrin birin e ish ninistrit tl tregëtisë së jashtëme të Enverit, Kiço Ngjelës, pothuajse përditë mediat shqiptare, të famshmin “avokat” sharllatan Spartak Ngjela, që na tund gishti kërcnues kundër gjithë politikës shqiptare, e “politika” na është bërë sinonim i krimit.
    Po përgjithësohet politika si gogoli i shqiptarëve.
    Po në cilin vend të botës udhëhiqen shtetet pa politikë ?
    Ka pasur e ka shtete diktatoriale një partiake monarkiste, naziste, komuniste, islamiste, apo nacional socialiste.k
    Ka shtete demokratike pluraliste parlamentare e presidenciale.
    Por në asnjë nga këto shtete të mara sëbashku nuk mund të funksionojë një qeverisje jo partiake apo jo politike.
    Ka politika regresive diktatoriale apo kriminale e korruptive, por ka edhe politika progresive demokratike .
    Si mund të pretendohet që një lëvizje masive studentore mund të realizojë kërkesat e saj vetëm ekonomike, pa u shndruar në një lëvizje politike ?
    Ka futur “rilindja” ca lëvizje studentore marksiste , për të devijuar qëllimin e protestës studentore , e kjo na qenka “jo politike”
    Është sot padyshim problemi më akut i politikës shqiptare, qeverisja super e korruptuar e kriminale e “rilindjes” e lidhur me pazare të ndyra me oligarkë të dyshimtë. Duhej të mjaftonte vetëm kanabizimi i gjithë Shqipërisë e rekordi europian i trafikut të drogës që solli qeveria Rama, që i gjithë populli shqiptar , me pararojë 140 mijë studentët të ngrihej e të pëtmbyste këtë qeverisje.
    Jo po sipas qorrave marksiste, studentët nuk duhet të përzihen në “këtë politikë”
    Studentët duhet të mbështesin “politikën e drejtë e të ndershme ” të marksistëve.
    Nuk i mjaftuan shqiptarëve 5 dekada marksizëm-stalinizëm-enverizëm, po na duheshka prapë ti kthehemi asaj ideollogjie politike e atij sistemi politik.
    Jo po ne nuk jemi parti politike po jemi organizatë “apolitike” si një Lëvizje për Universitetin.
    Edhe organizatë apolitike, edhe marksistë apo neokomunistë.
    Në kohën e Dullës e kishin zgjidhur problemin shqiptarët me këto klanet e punistëve.
    Në çdo dy vjet zbulonte Enveri grupe armiqesore e i asgjësonte.
    Tani është bërë çorbë politika “majtiste”. Ca na dalin si antarë të partisë së Enverit, ca pleq me prostatë, ca të tjerë na dalin si edvinistë, ca si lalistë, si xhafistë, blushistë, tahiristë, majkistë e këta të ngarkuarit me punë të jashtëme të “rilindjes”, si qorristë marksistë, kanë marë detyrën që të fusin në një çark, në rrugën e ngushtë të Durrësit, protestën popullore kundër Lindita Nikollës, se ajo i paska pasur të gjitha fajet për gjithshka ka ndodhur në këto pesë vite të qeverisjes socialiste
    Sapo kësaj qeverie i ka plasur një skandal tjetër i përmasave edhe ndërkombëtare e pikrërisht e lidhur me protestuesit e Astirit që qorrat marksistë i përbuzën si “armiq”.
    Plot 18 milione euro të tenderit për ndërtimin e Unazës kanë dalë të një biznesi fantazmë e regjistruar me dokumenta fallco në SHBA. Këto para dyshohet se ishin llogaritur të futeshin fshehurazi në bankat ofshore.
    Sa vite mund të rimbursoheshin studentët me këtë 18 milionë ?
    Pse nuk doli ndonjë Qorr marksist në protestën e studentëve të hidhte dritë për këtë skandal apo të shtronte pyetjen që bëra më sipër ?
    Jo po kjo është politikë do të thonin këta marksistët.
    Politikë e një politikë e ndyrë burracake është të heshtësh për këto skandale të kësaj qeverie e ta ndihmosh ate për të zvogëluar efektet e protestë së qindra mijë shqiptarëve.

  6. O qamet dhe .ari te dy bashke me shishet ne dore njeri mbas tjetrit ke shtepia e saliut dhe sherbejini idhullit tuaj se ka orarin e shurres me qetesi o kopila ferrash te gjiri i kurvave qe nuk dini cilin keni babe o klysha kurve,shishen e shurres Korbit te zi sali

  7. Studente kujdes nga lakejte e pushtetit. LaliFiku dhe fugshklymi i kane leshuar agjitatoret e tyre mes jush.

    Cdo proteste eshte demokratike ne t thelb.
    Ndoshta keni nevoje te artikuloni thelbin e ceshtjes: sistemi arsimor nuk funksionon . Si mund ta ndreqe Nikolla apo Rama kur ata bene ligjin me skazdaloz ne bote për arsimin.
    Si mundeni ju o studente te konkurroni me hashashin dhe krimin ?
    Krimi ka lek plot ju jeni pabuksa. Tall trapin me ju nikolla rama lalieri fugshpumi etj Rilindas.
    Do tiu plotesojne kerkesat hahahahaahhaaaaaa

    Po sigurisht, 0 ndertim ne Tirane… 500 leje ne nje dite… shendetesi falas mysybet shendetesia … 300 mije vende pune hahah 400 mije shqiptare emigrante ne 5 vjet Rilindje…
    E shume e shume premtime te tjera te cilat jane realizuar haahhahaah
    Ja u arsimuat me arsimin qe u rregullua????? do bleni shtepi 1000 eur m2 me rroga call centeri???

    Proteste qe nuk artikulon dot problemin kryesor deshtimin rilindjes. Dhe arsimin si nje nga elementetne deshtimit

  8. Ishalla i shporrin sorosianet freshistat g99 mjaftin pd ps e lsi e dreq e shejtan krejt sa jane ti rrasin ne burg ose ti heqin qafe dhe te dale brezi i ri ta udheheqi kete vend se ekane bere kete vend sikur ua ka lene baba e nena
    Ishalla i perpin toka krejt te shpetojme nga keta bashke me ate kryeçiten shimpazene ahmetaj qe nxjerrin taksa dit e nate per kete popull te gjore
    U mallkofte Zoti te poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu