• |
ide | kryesore

Mezani nxjerr drejtuesit e Luftëtarit zbuluar: “Pa financa, të gjithë do të ikin”

Sport



Luftëtari përfshihet në luftën për mbijetesë por në fund të fundit kjo gjë nuk është se nuk parashikohej. Gjirokastritët janë në krizë të plotë financiare dhe disa nga lojtarët, jashtë kamerave, kanë pranuar se nuk janë paguar që nga shtatori. Drejtuesit e bluezinjve kanë pothuaj 2 muaj që nuk shfaqen në ambjentet ku stërvitet skuadra dhe tani edhe tekniku Gentian Mezani del hapur, pas humbjes 1-0 me Kamzën.

“Financat ndikojnë jashtëzakonisht shumë – deklaroi tekniku vlonjat -. Kështu bëhet fjalë për një skuadër jo vetëm për një lojtar. Përveç pjesës që unë mendoj se janë çuna të mrekullueshëm dhe po luajnë. Unë nuk kam shkop magjik që të ndryshojë këtë pjesë. Duhet të ndërhyjnë drejtuesit. Shpresoj që të qetësohet situata, sepse u ktheva në kohë mbrapa si te Flamurtari kur pyetesha vetëm për financat”.

Situata tashmë është vështirësuar duke qenë se performancat në lojë të bluezinjve detyrimisht ndikohen, si e pranon edhe Mezani, që paralajmëron se në këtë pikë, janari do të jetë një eksod për të gjithë tek Luftëtari: “Në momentin që nuk zgjidhen situatat dhe do ketë largime, do bëj zgjedhjen time. Për deri sa kam ardhur i fundit do shikoj në varësi të situatës. Unë jam një trajner i ri dhe nuk mund ta hedh karrierën poshtë” e mbylli Mezani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *