• |
ide | kryesore

Plaku demode nuk di të flasë më për veshët e studentëve

1, Ide

Nësë doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plakur, demode, me një propagandë shterpë dhe pa mundësi zgjidhjeje ishte monologu i sotshtshëm i Edi Ramës, thjeshtë kërkoni në YouTube. Hyni aty dhe shikoni fjalimin e të njëjtit njeri, pesë vitë më parë, atëherë kur studentët u ngritën të protestojnë kundër ardhjes së armëve kimike.

Atëherë, Rama sapo ishte futur në zyrë. i pa ngarkuar me peshën e vjedhjeve galopante, i pa bërë pis prej lidhjeve me Saimirët, Gjushët, Ndokët, Frrokët e Prengët, i pa prangosur me PPP dhe projektet miliardshe, ai ishte ende në gjendje t’u adresohej gjithë shqiptarëve.

Kthejuni dhe një herë atij fjalimi të vjeshtës 2013 dhe krahasojeni me monologun e sotëm.

Do të vini re një ndryshim kolosal.

Atëherë Rama ishte ende i lirë dhe mund të komunikonte me fjalorin e studentëve.

Ndërsa sot, po të qëmtosh monologun e tij, vëren se e vetmja shpresë që i ka mbetur është gjuha e urrejtjes ndaj Lulit, Monikës, analistëve që duan të vënë flakën për t’u krehur në mbrëmje nëpër banaqe, neokomunistëve dhe Qorit që nderon me grusht mbi varret e dëshmorëve, profesorëve që kujtojnë se u erdhi dita të bëjnë dhjetor të dytë, apo atij dekanit, të cilin një teori konspirative e përshkruan si njeriun që i vuri benzinën zjarrit.

Përpos kësaj gjuhe, kryeministri dukej dhe më demode e jashtë kohe kur tentoi të krahasohej me qeverinë Berisha, me universitetet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si merreshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës.

Lë të imagjinojmë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyrojmë se ndryshimi me “kohën e Saliut” është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, pedagogët, analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama.

Po në fund të fundit, ç’i intereson kjo gjë studentëve?

Ç’lidhje kanë ata me të gjithë të lartë përmendurit?

Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij (të të mirit pra) dhe të braktisin kundërshtarët e rilindjes?

Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para ministrisë të arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesmarrësit e saj bërtasin në kor: “Jo politikë”. Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe, që me sa duket Rama nuk e kupton.

Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që u merr paratë dhe u jep diploma të pa vlera, i ngërthen në konvikte mizerabël, për të mos u siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për t’i përgatitur për pjatalarës në Gjermani.

Në thelb, ata janë kundër ne të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeministrit të radhës, vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet.

Prandaj, t’u flasësh atyre për diferencat dhe mospajtimet brenda një bote që e refuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë.

Pikërisht këtë bëri Rama sot.

Ai përdori instrumentat e një konflikti të vjetër, për t’i folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiracione përçarëse, kontradikta të vjetëruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata, as e njohin dhe as e kuptojnë, për t’i bindur të lënë protestën.

Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për t’i bindur edhe për qëllimin minimal që kishte: t’i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të.

Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro (mbi njëqind minuta), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur (jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re.

Për ata studentë që protestojnë, ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë të cilën e ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit.

Nëse doni të bindeni për këtë, thjeshtë krahasojeni me vetveten. Hapni You Tube dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike.

Lapsi.al

14 Comments

  1. Eshte e vertete ,paraja ,mosha dhe karrikja Kane bere te tyren. Vertete prap ,krahasim me diicka behet sepse edhe ti Bushat krahasimin perdor per plakjen.C’fare do bejme,mesim,degjenerim apo poltike,ta heqim Ramen dhe te veme nje qe Thur hartime te fresketa psh Blush qelbesire apo Kokedhimen stergjysh hajdut,tenja qe ka hyr ne palce nuk ka zot qe e heq.Pushteti mbahet me arna kudo ne vote.

  2. po mire o Bushat a nuk ishte ti qe beje artikuj dhe shaje gjuhen e Rames ne fjalimin per armet kimike?? Atehere thoje qe eshte i kapur nga amerika, qe s´eshte burre qe ben dot shtet se vendimet i merr amerika dhe jo ai vete, sot thua te njejten gje vetem ke zevendesuar emrin “Amerika” me “Oligarket”

  3. Rama i fiton zgjedhjet e ardhshme ,2019,2021 ,megjithe perpjekjet tuaja per te ndikuar tek elektorati “gri” duke shfrytezuar “protesten e pavarur” te studenteve. Me formimin e klgj dhe klp me mbikqyrjen e gjigandeve SHBA do filloje shfarosja e korrupsionit ,ne politike ,ekonomi ,universitete .

  4. Bushat me deludove, prisja shume me teper nga ti. Nisur nga premisa se emrat qe permend ti nuk ishin te paster, por nuk iu dihej zullumi pervecse ne zonat e tyre, pra nuk ishte bere mediatik, si mujdej tevishte i paster KM kur kishte dijeni per cdo gje? Por me deludove edhe kur komenton fjalimin e sotshem. Kur e ke pare KM brilant ne fjalime? Eshte konsideruar i tille vetem kur godiste kundershtaret. Ju e mbani mend mire besoj ate shprehjen famoze ne shtator te 2013-es kur tha: Me akuzoni per shune ndaj opozites!? (nenqeshje ose zgerdhirje quajeni si te doni) Nuk keni pare gje akoma… Eshte shprehur shume qarte qe ne konstituimin dhe paraqitjen e programit te qeverise. Prandaj Bushat je treguar shume i bute sot.

  5. Shtoj ne komentin e meparshem, nuk ka qene kurre i ri, as kur predikonte politiken e re, gjithmone ka qene nje plak qe duhej lene ne djallezine e tij (nga menyra e te menduarit e them kete)

  6. Si tha Konica…kush ishte i zoti cau ferren dhe iku,vetem hajdutet dhe kriminelat mund te drejtojne nje popull hajdut dhe pa varr.Qijani nonen,digjni dhe vidhni cdo dyqan,flaken virini se njelloj do te perseritet cikli i 1997.He me ju lumte ,kerkoni gishtin dhe pastaj doni dhe doren dhe me akoma, gjithe trupin.Oburra se po ndahen postet dhe parate.

  7. Ne e ka zene pleqeria dhe skleroza ky eshte Saliu! Andi po plaket dhe eshte bere demede bashke me Tosin! E keqja ne Shqiperi eshte se kriminelet dhe ata qe i mbeshtetin na hiqen si te rinj dhe si te paster! Le te ike Rama por kush te vije Luli apo Meta me Monen dhe larg qofte krimineli Sali!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu