• |
ide | kryesore

Europa League/ Spektakël në mbrëmjen e fundit të grupeve: rrezikon Milan, por edhe më shumë Sevilla

F1, Sport



Shumë gjëra për tu vendosur në ndeshjet e fundit të Grupeve të Europa League me shumë pak prej tyre që kanë njohur skuadrat e kualifikuara për fazën tjetër. Për Grupin A Leverkusen dhe Zyrih ndahen vetëm nga një pikë, duke i bërë transfertat e tyre decisive për vendin e parë. Celltik ka nevojë vetëm për 1 pikë për tu kualifikuar, por i duhet ta marrë kundër vendit të parë në Grupin B.

Edhe në atë C, Slavia Prague duhet të ketë kujdes nga Kopenhagen, edhe pse kundër Zenitit të vendit të parë (i sigurtë) i mjafton edhe një pikë. Dynamo Zagred dhe Fenerbahc në Grupin D dhe Arsenal e Sporting Lisbonë në atë E i kanë vendosur pozitat e tyre kualifikuese, respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.

Telashe për Milan, por jo edhe aq shumë. Kuqezinjtë në Grupin F mjaftojnë të mos dalin të mundur me dy gola diferencë në transfertën e Olympiacos. Në anën tjetër, krahas rrezikut për të mos u kualifikuar, italianët e Gatusso mund të dalin edhe në vend të parë, me një fitore e shoqëruar me humbjen e Betis kundër Dudelange.

Të gjitha skuadrat në lojë në Grupin G: vetëm dy pikë i ndajnë nga vendi i parë në të fundit, ndërkohë që Eintracht Frankfurt dhe Lazio i kanë sqaruar gjërat mes tyre në Grupin H. E kundërta ndodh në Grupin I, kur katër skuadra ndahen nga vetëm tre pikë dhe gjithcka mund të ndodhë në ndeshjet e fundit.

Nuk ishte menduar që ekspertët e kompeticionit, Sevilla do ishin në një pozitë të tillë në ndeshjen e fundit të grupit. Spanjollët rrezikojnë shumë, duke qenë se luajnë përballë Krasnodar kryesues, pavarësisht se i presin në Andaluzi. Me shpresën në këtë përballje, Standad duhet të fitojë në transfertë.

Astana e luan kualifikimin për vendin e dytë në ndeshjen direkt kundër Rennes në Grupin K, sepse Dinamo Kiev është i paarritshëm, ashtu si Chelsea, që objektivin e vetëm është ta mbyllë grupin me vetëm fitore. Bate e Vidi me 6 pikë vendosin skuadrën që do ta pasojë.

KALENDARI I NDESHJEVE
Europa League – Group A
21:00 AEK Larnaca ? – ? Bayer Leverkusen
21:00 Ludogorets Razgrad ? – ? FC Zuerich
Europa League – Group B
21:00 Celtic ? – ? Salzburg
21:00 RasenBallsport Leipzig ? – ? Rosenborg
Europa League – Group C
21:00 FC Koebenhavn ? – ? Bordeaux
21:00 Slavia Prague ? – ? Zenit St. Petersburg
Europa League – Group D
21:00 Dinamo Zagreb ? – ? Anderlecht
21:00 Spartak Trnava ? – ? Fenerbahce
Europa League – Group E
21:00 Arsenal ? – ? Qarabag FK
21:00 Sporting CP ? – ? Vorskla Poltava
Europa League – Group F
21:00 F91 Dudelange ? – ? Real Betis
21:00 Olympiacos ? – ? Milan
Europa League – Group G
18:55 Rapid Wien ? – ? Rangers
18:55 Villarreal ? – ? Spartak Moscow
Europa League – Group H
18:55 Lazio ? – ? Eintracht Frankfurt
18:55 Marseille ? – ? Apollon Limassol
Europa League – Group I
18:55 Besiktas ? – ? Malmoe FF
18:55 Genk ? – ? Sarpsborg 08
Europa League – Group J
18:55 Akhisarspor ? – ? Standard Liege
18:55 Sevilla ? – ? FC Krasnodar
Europa League – Group K
18:55 Dynamo Kyiv ? – ? Jablonec
18:55 Rennes ? – ? FC Astana
Europa League – Group L
18:55 PAOK Thessaloniki FC ? – ? BATE Borisov
18:55 Vidi FC ? – ? Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *