• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm mohon lajmin: Nuk ka studentë dhe pedagogë të proceduar penalisht

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka sqaruar se nuk ka asnjë të proceduar penalisht nga protesta e studentëve. Lleshaj theksoi se kjo është lehtësisht e vërtetueshme pranë organeve të prokurorisë. Ai tha gjithashtu se ka filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm.

“Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka pasur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit.


Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës. Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit.

Sigurisht që pas këtij konstatimi kam filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm, i cili mori vëmendje të madhe publike dhe ngatërroi shumëçka”, – tha ai. Një ditë më parë qarkulloi një lajm për procedimin e 25 organizatorëve të protestës mes të cilëve profesor Edmond Tupe dhe artisti Robert Aliaj. 

5 Comments

    1. Nje mut jane te gjitha . Kesaj rradhe genjeu Mapo, neser genjen Lapsi , pasneser genjen Tema e keshtu me rradhe.
      Lesh e li u be kjo pune

    2. Gazeta MAPO është e lidhur me qeverinë e duket se informacionet i ka marë prej saj..
      Lleshi të shohë se përse ndonjë komisar policie kërkon ta fshehë këtë urdhër të marrëzishëm që ka dhënë, në mos më keq të jetë ai që e fsheh.

      1. Ja edhe ti pa dashje po bie ne kurthin e ‘hamendesimit’… Ti po flet gati me siguri te plote se ketu kemi te bejme me ‘fshehje urdheri’… Pra dhe ti pa e kuptuar po behesh pjese e lojes se thashethemeve. Per mua aq shance sa ky te jete nje lajm i rreme ka dhe skenari qe te kemi nje ‘fshehje urdheri’…

  1. Cfare pune ka Ministri ne kete mesele lajmesh? Ajo eshte pune e Policise se Shtetit. pra e Drejtorit te Pergjithshem te Policise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu