• |
ide | kryesore

Nxehet Laçi-Tirana, batutë e kundër-batutë mes dy trajnerëve. Mema: “Nuk ka ekip të pakalueshëm në Shqipëri”

F1, Sport



Përgjigje e kundërpërgjigje mes dy trajnerëve të Laçit e Tiranës, që nxehin kështu sfidën e të shtunës. Menjëherë pas deklaratës së Besnik Prengës, se “Tirana vjen për tu mundur në Lac”, i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, në konferencë për shtyp: “Nuk ka skuadër të pakalueshme në Shqipëri”

Një fitore morali ajo kundër Kastriotit, pas një faze kampionati e që Tirana kërkon ta mbajë sa më gjatë në lojë. Transferta e Laçit vjen ndoshta në momentin e duhur për bardhelbutë: kurbinasit vijnë nga një humbje dhe me ndryshim në pankinë. Por kjo mund të kthehet edhe në boomerang, sidomos po të kesh parasysh mesazhet që vijnë nga bardhezinjtë dhe tekniku Prenga. “Ndoshta ka kërkuar të karikojë skuadrën, por e dimë të gjithë se nuk fitohet me deklarata, por me interpretimin në fushë – ka shpjeguar Mema -. Nuk ka asnjë skuadër të pakalueshme në Shqipëri dhe ne do të shkojmë në Lac të bëjëme lojën tonë. Shpresoj të jetë moment që të fillojmë të fitojmë, sepse nuk mund të vazhdojmë të disktojmë gjithnjë mbijetesën”.

Në fakt, ardhja e Prengës në pankin i ka kompromentuar disi planet e Tiranës: “Lëvizja që bëri Laci në pankinë mi prishi planet, sepse e kisha idenë e lojës në bazë të ish-trajnerit Memelli dhe cdo trajner ka filozofinë e tij, por do jemi gati për të marrë rezultat”.

Me 14 pikë, Tirana pozicionohet në vendin e shtatë, por afërsia me pikë me Luftëtarin, Kamzën por edhe Kastriotin e vendit të fundit, e bën që pikët të jenë domosdoshmëri ndaj cdo kundërshtari, duke filluar nga Laci…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *