• |
ide | kryesore

Skandali në mjeksi/ Si po zgjidhen politikisht shefat e klinikave

Arkiva, Të fundit



E gjithë propaganda që po i bën Rama studentëve se faji për atë që ata protestojnë është i rektorëve dhe dekanëve është një farsë. Ata janë e njëjta gjë dhe në shumë raste të zgjedhurit në arsim janë thjeshtë vegla të qeverisë. Këtë tregon edhe skandali që ka zbuluar Lapsi.al. Fjala është për zgjedhjet e zhvilluara për shefat e klinikave në Qëndrën Spitalore Universitare. Ai tregon se aty përzgjedhja është kryekëput politike. Madje edhe më keq, qeveria vepron edhe në mënyrë të paligjshme.

Lapsi.al ka shqyruar të gjithë procedurën se si është kryer “gara” për drejtuesin e shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme Digjestive. Ajo është shpallur në fillim të dhjetorit dhe rezultate janë dhënë pesë ditë më parë. Fitues është emëruar mjeku Arben Gjata (djathtas ne foto). Por, shikoni, i njëjti person është edhe Rektor i mjeksisë i zgjedhur mes gjithë polemikave që shpërthyen në atë kohë në shtyp.

Pra Arben Gjata, i cili ka fituar me rreth 9 pikë para rivalit të tij, i është hapur drita jeshile për të kryer dy funksione, edhe atë të shefit të klinikës së kirurgjisë digjestive edhe atë të rektorit.

Dhe nga është bërë kjo?

Drejtpërdrejt nga qeveria.

Por si vërtetohet?

Sepse sikurse tregohet në dokumentin më poshtë njerzit që përbëjnë komisionin javë vartësa të caktuar njëri nga Ministri i shëndetësisë, i dyti nga ministri i arsimit, i treti drejtori i spitalit i caktuar drejtëpërdrejt nga Rama dhe madje në këtë farsë ka votuar edhe një përfaqësues i rektoratit, pra vartësi i drejtëpërdrejtë i Arben Gjatës që ishte në garë.

Po si është e mundur kjo?

Përpos dyshimëve për tarafe dhe interesa, hipoteza tjetër është se gjithçka është vendosur politikisht. Sepse konkurenti tjetër, Arben Beqiri (majtas ne foto), një kirurg i njohur edhe përtej rrethit të kolegëve, që ka bërë inovacione në fushën e tij dhe që ka konsensusin e gjërë të pacientëve, ka një “cen në biografi”. Në qeverinë e përbashkët të para zgjedhjeve PS-PD, ai u propozua nga opozita për të luajtur rolin e Ministrit të Shëndetësisë për 3 muaj.

Edhe kjo do të ishte shumë për një qeverisje që i fitoi votat me premtimin për t’a hedhur tepsinë në skrap. Do të mjaftonte vetëm ky fakt që të denoncohej shkelja me të dyaj këmbët e meritokracicë dhe fitorja e kulisave.

Por fatkeqësisht ka edhe më.

Se pse të arritur objektivin politik janë përdhosur edhe ligjet e vendit. Eshtë shkelur së pari Ligji i konfliktit të interesave, kur një njeri delegon vartësin e tij për të votuar pro tij. Së dyti është shkelur ligji i një nënpunësi të shtetit që duhet të jetë 8 orë në zyrë. Po në cilën zyrë do të jetë Arben Gjata në zyrën e rektorit apo atë të Shefit të klinikës dhe kirurgut? Dhe së fundi i zgjedhuri i ri duhet të bëjë edhe një kontratë me komisionin q ëe zgjodhi. Pra me edhe me një nga vartësit e tij. Pra edhe me vetveten.

Kjo histori nuk nxjerr në pah vetëm politizimin rrënqethës të çdo qelize të shoqërisë nga Rilindja. Ajo nuk vë në dukje vetëm faktin se për të arritur këto qëllime shkelet mbi çdo ligj dhe normë duke përdhosur edhe fusha ku politika nuk k apse përzihet në emërime si shëndetësia apo arsimi.

Por, ajo, mbi të gjitha fëlliq propagandën e Edi Ramës, i cili do ta kanalizojë fajin e asaj që po ndodh tek rektorët dhe dekanët, ndërkohë që qeverisja e tij është ortake me ta. Janë pikërisht raste të tilla, që nuk përjashtojnë mundësinë që edhe mjekët e infermierët të sillen si studentët.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Ahahahah, po cfare ben tjeter pervec kolecistes se vogel Ben Beqiri, po fakti qe eshte anetar i keshillit kombetar te PD ? Apo eshte part-time aty ?
    O lapsi mos u futni ne kirurgji se dilni rru e qeth. Arben Gjata s ka nevoje per ju qe te jete shef sherbimi, si i tille eshte pranuar nga kirurget e klinikes se vet. S ka nevoje per ju.

  2. O dallkauk-K-erici[eli-]ore mire qe e kane zgjedhur kirurget po c’pidhin e sateme do qe ka zene dhe vendin e rektorit ketu, kush e ka vene o rrace e qelbur ne fakultetin e mjekesise..

  3. Degjo ketu ore dallkauk me emrin Keli, te besh kolecistin me laparoscopi sic ushtron ky doktor Beqiri nuk eshte se ka shume ne Shqiperi se edhe ketu ne perendim eshte nje zotesi e njohur e jo me ne ate katund te mbushur me katunar qe nuk di se ku tja fillosh……. por qe te jesh edhe rektor universiteti ( kjo eshte nje tjeter shpikje katunaresh se ne nje vend ku ka nje Univesritet shteteror ka Fakultet Mjekesie e jo universitet mjeksie) edhe shef sherbimi kjo mban ere m*t.

  4. Mossss!!! Po pse vetem rastin e Arben Beqirit keni marre ne shqyrtim? Vetem ketij i eshte bere padrejtesi???
    Kush jeni ju qe keni shkruar kete artikull???
    Jeni mjek profesionist te vleresoni profesionalizmin e Beqirit????
    Mos na hapni barkun!!!

  5. Qe qeveria e “rilindjes”vepron ne menyre te paligjshme dihet,po aq sa dihet se gandizmi nuk eshte
    menyre proteste per ti larguar.Si do zgjidhet ky problem eshte çeshtja.Sepse nuk kemi te bejme
    me thyerje te ligjit nga individe te veçante por nga vete Shteti,nga vete Kryeministri,qe duhet te
    ishte me koh ne burg,por nuk ekzistojn mjetet per ta nxjerre para ligjit,megjithese kupa eshte
    mbushur prej kohesh.
    Gjykata e Beratit ka rrëzuar kërkesën e LSI për vazhdimin e hetimeve për deklaratat e kryeministrit
    Edi Rama në fushatën elektorale.Avokati përfaqësues i LSI-së, Ylli Mnjani thotë se “drejtësia është
    kokëulur para kryeministrit”.“Ky kryeministër përën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në
    Shqipëri”, është shprehur Manjani pas përfundimit të seancës.“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të
    Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më
    shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, është shprehur Rama gjatë fushatës elektorale të
    zgjedhjeve të 2017-tës.

  6. Me cfare lekesh studiojne femijet e tij ne Oxford Me siguri me leket e punes te ndershme dhe te palodhur Minister e vuri kushureriri i tij Bardh Spahia. Pse nuk ishte skandal kjo

  7. Po kur Rektore e universitetit te mjekesise ishte Prof. Jera Kruja, nje militante e PD, shefe e sherbimit te neurologjise dhe Prof. Beqiri ishte Zv/rektor pse nuk e denoncoi prof. Jeren per konflikt interesi? Apo ishin te nje partie?

  8. Kete e kam per te gjitha mediat.Ju na tregoni kjo keshtu ajo keshtu.Cfare beni konretisht te tregoni pasurite te te gjitheve qe jane pasuruar mbi kurrizin e Shqipetareve.Marksi nuk teori e gabuar kur flet per Mbivleren.Gazetari qe te tregoje te verteten sic eshte .Se pse jeni gazetare?Pergjigja merret te gjithe duan te largohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *