• |
ide | kryesore

Genc Prelvukaj pranon lidhjen me Enin (Video)

Paparazzi, Slider



Me bashkëpunimin e tyre muzikor “Harrove”, zërat për një lidhje të mundshme u përforcuan edhe më shumë, por edhe atëherë Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi i bënin gjithmonë “skip” pyetjeve rreth kësaj teme.

Me sa duket, duhet të “martoheshin” Adrian Gaxha dhe Mimoza Shkodra që reperi nga Kosova dhe bjondja simpatike ta thonin troç që po përjetojnë një histori dashurie.

Dyshja ka menduar të mos fshihet më dhe është shfaqur bashkë në publik si një çift i konsoliduar dhe i lumtur në festën e fundvitit, të organizuar nga moderatori Labi, i cili mbledh bashkë disa nga personazhet e njohur të skenës shqiptare.

Ditën e djeshme, në emisionin “Një kafe me Labin” janë publikuar edhe prapaskenat e festës së organizuar disa ditë më parë dhe në një pjesë të videos mund të dëgjojmë edhe konfirmimin e vetë Gencit i cili pranon lidhjen me Enin.

https://youtu.be/daO9SZ4hdGg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *