• |
ide | kryesore

“Ndihemi të vjedhur”: Genoa dhe Prandelli janë të tërbuar me arbitrin e ndeshjes më Romën

Sport



“Ndihemi të vjedhur: është një penallti e pastër. Nuk arrij ta kuptoj si mund të mos e fërshëllejnë. Është faull me duar e këmbë”. Është i drejtpërdrejtë tekniku i Genoa, Cesare Prandelli, për të komentuar episodin e shtyrjes në zonë të Florenzi ndaj Pandev në kohën shtesë. “Bëmë gabime teknike, por kishte edhe gabime arbitrale – shtoi ai – Nuk arrij ta kuptoj përse nuk e lexojnë situatën si duhet”.

“Roma ishte psikologjikisht në vështirësi e donim ta shfrytëzonim momentin – vazhdoi Prandelli pas ndeshjes – nëse shihim të dhënat dhe numrat kishim disa mundësi. Ndeshjen e humbëm në golin e Kluivert, një kundërsulm që kondicionoi gjithcka, nëse do të shkonim në avantazh në fund të pjesës së parë do të ishte një ndeshje ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *