• |
ide | kryesore

Këngë për Alket Rizain, grekët kundër reperit

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme mediat greke u tërbuan nga kënga e re e reperit Tus, pasi ai publikoi këngën dedikuar kriminelit më të famshëm shqiptar në shtetin grek Alket Rizai.

Kjo këngë e Tus i ka irritur grekët të cilët e kanë quajtur atë tradhtar ndaj vendit të tij.

Rizai është i akuzuar me burg të përjetshëm për vrasje dhe bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgu i Koridalos në Greqi.

Ndërkohë në klipin e publikuar shfaqet një djalë i veshur me bluzën kuq e zi me shqiponjë dhe ngjarja e zhvilluar duket si një improvizim i arratisjes së Alket Rizait nga burgu.

Pavarësisht kritikave të ashpra reperi i famshëm duket se nuk e ka vrarë mendjen dhe e vetmja përgjigje në rrjete sociale ishte publikimi i të gjitha lajmeve të mediave shqiptare për këngën e tij të re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *