• |
ide | kryesore

Demi Lovato: Me fat që jam gjallë!

Paparazzi, Slider



Këngëtarja me famë botërore Demi Lovato thotë se “është me fat që është gjallë”, deklaratë e cila është pasqyruar në të gjitha mediat globale. Demi Lovato u dërgua në spital në muajin Korrik pasi kishte marrë mbidozë droge dhe që prej asaj dite i është nënshtruar rehabilitimit.

Në disa postime në rrjetet sociale, këngëtarja bën me dije se tashmë është e kthjellët dhe u kërkon fansave të saj që të mos besojnë ato që lexojnë në media.

“Nëse e ndjej që të tjerët duhet të dinë diçka, do ta them vet. ‘Çdo burim’ që është i gatshëm të flasë dhe të shesë histori rreth jetës sime, në të vërtetë nuk është pjesë e jetës sime. Një ditë do t’i tregoj botës se çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si është jeta ime sot. Por deri në momentin që do jem gati ta ndaj këtë me të tjerët, ju lutem boll u interesuat për jetën private”, shtoi ajo.

Demi Lovato ka spikatur me këngët e saj, por edhe me rolet që ka luajtur në disa filma. 26-vjeçarja ka qenë gjithashtu edhe pjesë e jurisë së X Factor në SHBA. Në një dokumentar të vitit 2017, Lovato zbuloi përpjekjet që po bënte për të luftuar abuzimin me drogërat gjatë viteve të adoleshencës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *