• |
ide | kryesore

Fergusonët aktualë: në listën e trajnerëve afatgjatë vetëm dy janë me peshë

Sport



Kur fiton gjithcka është më e thjeshtë, sidomos kur bëhet fjala për klube të mëdha. Në listën e 10 trajnerëve më jetëgjatë, duke konsideruar pesë kampionatet më të rëndësishëm Europianë, (Itali, Spanjë, Angli, Francë, Gjermani), vetëm dy kanë pankina të rënda, ku suksesi është dosmosdoshmëi: Diego Simeone e Max Allegri, që shënon kështu një rezultat të pazakontë për një vend si Italia, e mësuar me ndryshime të shpeshta. Por nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me katër tituj të fituar e dy finale të Champions League, Massimiliano Allegri mund të jetë i vetmi “Ferguson italian”.

Në ndonjë rast, në këto katër vjet e gjysëm, është dukur se raporti mund të thyhej, sidomos në fund të sezonit të kaluar kur Real Madrid e disa klube angleze kanë bërë ofertat e tyre për teknikun e bardhezinjve. Por zgjedhja u bë dhe në këto kushte nuk duket asnjë motiv në horizont përse gjërat duhet të ndryshojnë.

TRAJNERËT MË JETËGJATË
EMRI                  SKUADRA        NË DETYRË NGA
S. Moulin           Angers                1-7-2011
D. Simeone        Atl. Madrid       23-12-2011
C. Streich           Freburg              1-1-2012
O. Dall’Oglio      Dijon                  1-6-2012
E. Howe              Bournemouth  10-10-2012
S. Dyche              Burnley             30-10-2012
M. Pochettino    Tottenham        27-5-2014
C. Hughton         Brighton           31-12-2014
M. Allegri            Juventus           16-7-2014
C. Pelissier          Amiens              31-12-2014

Allegri është i vetmi italian në Top 10, që sheh në avantazh Premier League me katër përfaqësues: Howe të Bournemouth, Dyche të Burnley, Pochettino të Tottenham e Hughton të Brighton. Kurioziteti është se përvec Pochettino, të mbijetuarit e tjerë janë trajnerë të skuadrave mesatare ose të vogla.

La Ligue 1 franceze sjell në listë tre përfaqsues, por edhe këtu bëhet fjalë për emra pak të njohur: Moulin i Angers, Dall’Oglio i Dijon e Pelissier i Amiens. Vetëm një trajner vjen nga Bundesliga, Streich i Freiburg. Por ndoshta e dhëna më e papritur vjen nga Spanja: Diego Simeone i Atletico Madrid, është në detyrë prej 7 vjetësh pandërprerje. E të mendosh që me të fillimisht ishte president, Jesus Gil y Gil, që i ndryshonte trajnerët si të ishin corape.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *