• |
ide | kryesore

Lehtësimi i oligarkëve nga taksat/ PRO dhe KUNDER

Arkiva, Kryesore, Lajme



Qeveria shqiptare prezantoi në programin e saj qeverisës në vitin 2017 një ulje të tatimit mbi dividentin, i cili tashmë është votuar në parlament si pjesë e paketës fiskale që i zbret njerzve më të pasur të këtij vendi gjysmën e shumës që duhet të paguanin për shtetin. Ky lehtësim nga taksat që po i bëhet kryesisht oligarkëve pothuajse do të kishte kaluar në heshtje të plotë sikur presidenti Ilir Meta të mos e kishte kthyer mbrapsht dy nene të paketës fiskale me pretendimin se ai shkelte barazinë midis grupeve të caktuara shoqërore. Sepse tatimi për dividentin që nga 15% bëhej 8% nuk zbritej vetëm për vitet që vijnë, por ai ka edhe efekt prapa veprues, pra lëhtëson edhe ata aksionerë korporatash që nuk kanë ndarë fitim gjtaë viteve 2017, 2016 e me rradhë.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve e ka zhveshur kapuçin e grabitësit

“Krahas propozimit për aplikimin e tatimit të dividendit në shkallën 8 % , gjithashtu është propozuar që po kjo normë të aplikohet edhe për shpërndarjen e dividendëve që mund të bëjë shoqëria dhe që i përkasin fitimeve të viteve para se ky ndryshim të prodhojë efekte (fitimeve të viteve 2017 e me parë). Kjo, pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjykon se një incentivë e tillë do të ndikojë pozitivisht si në të ardhurat e buxhetit të shtetit, ashtu edhe në rritjen e konsumit apo diversifikimit të kapitalit financiar në kompani të ndryshme”.

Pikërisht, kjo sipas presidencës krijon një pabarazi antikushtetuese mes atyre që thashmë e kanë ndarë dividentin dhe tashmë i kanë paguar shtetit 15% dhe atyre që e kanë mbajtur atë në bankë dhe tani do tatohen me 8 %.

Sipas një vëzhgimi të pak kohëve më parë të gazetarit të Reporteri.al, Gjergj Erebara ata që fitojnë kryesisht nga kjo masë e qeverisë janë korporatat, bankat dhe Kompanitë e telekomunikacionit.

“Përgjatë 20 viteve të fundit, korporatat me aktivitet në Shqipëri kanë ndjekur metodat e shmangies së detyrimeve tatimore që ndjekin zakonisht korporatat nëpër botë, të cilat përfshijnë mosshpërndarjen e fitimeve dhe mbajtjen e këtyre fitimeve si asete të investuara. Këto kompani në përgjithësi i kanë mbajtur fitimet e pashpërndara në formë investimesh në tituj borxhesh dhe depozita bankare ndërsa vlera e aseteve të tyre është rritur me kalimin e viteve.

Bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit janë korporatat që kanë në bilancet përkatëse fitime të mëdha të pashpërndara. Së paku njëra prej këtyre kompanive janë në proces shitjeje nga aksionerët e tyre, të cilët, nëse vendosin të tërheqin fitimet e pashpërndara, me tatimin e ri do të mund të kursejnë 7% të fitimeve të pashpërndara. Dy kompanitë celulare kryesore në vend, Vodafone dhe T-Mobile kishin në vitin 2017 fitime të pashpërndara në masën 60 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro).

Koncesioni i Aeroportit të Tiranës ka gjithashtu në bilanc 2.5 miliardë lekë fitime të pashpërndara ndërsa Raiffeisen Bank ka 12 miliardë lekë fitime të pashpërndara.

Duke qenë se fitimet e pashpërndara të korporatave kryesore në vend janë në rendin e së paku 600 milionë eurove, një ulje nga 15 në 8% të tatimit mbi dividentin do t’i mundësojë aksionerëve të këtyre kompanive të kursejnë dhjetëra mjilionë euro detyrime tatimore” ka raportuar Erebara për Reporteri.al

Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Opozita kryesisht LSI e ka sulmuar atë si një ligj i padrejtë si një falje milionash që Edi Rama po i bën oligarkëve pranë tij, pikërisht në prag të vitit të ri. Ajo ka ngritur zërin me të madhe për mënyrën se si u hodh poshtë, në pak orë, dekreti i persidentit që e kthentë mbrapsht këtë ligj.

Por ndonëse  i është shmangur në mksimum debatit publik për këtë çështje edhe pala qeveritare është munduar të paraqesë me shkrim në komisionin e ekonomisë argumentat e saj që pretendojnë të jenë në favor të zhvillimit ekonomik të vendit.

Argumentet që ka dhënë Ministria e Financave për këtë ndërhyrje mbështeten në idenë se ulja e barrës fiskale do të rrisë eficencën e përdorimit të kapitalit në ekonomi si dhe në supozimin se tatimi mbi dividentin, i shoqëruar me tatimin mbi fitimin e korporatave është aktualisht në Shqipëri “i lartë”. Madje idhtarët e kësaj uljeje drastike e rendisin sShqipërinë me përqindjen më të lartë në Rajon ndërkohë që Kosova ka taksë ZERO për dividentin.

“Reduktimi i normës së dividendit nga 15 % në 8 %, prezantohet si një masë e cila do ulë ngarkesën fiskale të investitorëve, duke nxitur alokimin më të shpejtë të kapitalit në ekonomi apo shtimin e konsumit”, shkruhej në justifikimin që iu servir parlamentit.

“Aktualisht norma e tatimit mbi dividendin prej 15 %, duke u kombinuar me normën e tatimit mbi fitimin korporativ 15 %, prodhon një ngarkesë fiskale prej 27.75 %për investitorët. Ndryshimi i propozuar ul ngarkesën fiskale për investitorët në 21.8%, nivel ky i krahasueshëm me tatimin efektiv të pagave të larta” shkruhet më tej në relacion.

Një tjetër argument është edhe ai se paratë e dividentëit qëndronin të ngurtësuar në banka dhe kështu që buxheti i shtetit nuk kishte asnjë përfitim me taksën e lartë 15%. Po kjo përqindje quhej si një barrierë për të mbajtur larg invesitorët e huaj.

Shumë nga këto argumente nuk qëndrojnë. Së pari se investitorët e huaj po mbahen larg nga tenderat e paracaktuar dhe nga mungesa e garës në Shqipëri. Së dyti se Rilindja e kishte në premtimet e saj elektorale rritjen progresive të taksave për më të pasurit. Së treti se efekti i saj prapaveprues lë hijen e dyshimit për një marveshje paraprake mes disa oligarkëve dhe qeverisë, gjë që i vë atë në pozitë të favorizuar me të tjerët që tashmë e kanë ndarë divitentin dhe kanë paguar 15%. Dhe së katërti sepse mënyra se si u votua rrëzimi i dekretit presidencial që e hidhte poshtë atë, dukej sikur qe pjesë e një pakti të paravendosur ndarjeje parash.

Për të gjitha këto nuk do shumë vështirësi pse herën e parë ky ligj u kalua thuajse në klandestinitet dhe herën e dytë abrogimi i tij u rrëzua brenda një nate.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 



16 Comments

  1. Mos ka vini re Rames ne keto momente.
    Po ben thjesht ato qokat e fundit, pasa se te iki. Ka dhe ai ca detyrime.

  2. Njerezit gjykohen nga veprat jo fjalet: Ketu jane bere hajdutet bashke, kane ndertuar nje kupole per qindra veta dhe grabisin shqiptaret

  3. A ka oligarke ne Shqiperi? Patjeter qe ka.

    A eshte e padrejte qe ulja e takses mbi dividendin te kete efekt prapaveprues? Sigurisht qe po, sepse dikush qe e ka paguar taksen e dividendit 15% per fitimin e vitit 2017 nuk mund te paguaje me shume se dikush qe priti sot dhe e shperndan sot dividendin me 8% takse.

    A duhet ulur taksa mbi dividendin? Sigurisht qe po, madje eshte veprim i vonuar.

    Ka nje tendence qe ose te nxihet fare situata, ose te zbardhet. Nuk i jepet Cezarit ajo qe i takon Cezarit.

    Ne radhe te pare taksa mbi dividendin nuk prek vetem oligarket. Nga vete termi, oligarket jane nje grusht njerezish.
    Taksa mbi dividendin, pervec oligarkeve prek edhe cdo biznes te ndershem te ketij vendi.

    Ndoshta qellimisht, anashkalohet fakti qe biznesi i madh e paguan njehere tatim fitimin prej 15%. Dhe me pas, nese i duhet t’a terheqe fitimin ne forme dividendi, duhet te paguaje perseri 15%.

    Nga shumica e bizneseve te medha kjo eshte konsideruar e padrejte dhe ne vlere absolute mbledhja e takses mbi dividendin nga tatimet ka rene. Sepse dividendi mbetet vullnet i aksionereve. Po deshen e shperndajne, po deshen jo. Nuk ka ligj ne bote qe t’i detyroje t’a shperndajne.

    Ne keto kushte, ne vend qe t’i bihet murit me koke dhe te pritet se si taksa e dividendit mblidhet gjithmone e me pak me kalimin e viteve, gjendet nje forme incentivuese me uljen e takses, per t’i shtyre aksioneret t’a shperndajne dividendin.

    Ky ndryshim ligjor nuk ka asnje te keqe. C’kusur kane bizneset e ndershme te paguajne takse te larte dividendi, vetem se ne kete vend paska oligarke qe perfitojne gjithashtu?

    Ne vende si Shqiperia zgjidhja eshte te kete taksa sa me te uleta dhe te thjeshtuara. Mundesisht te paguhet gjithcka ne 1 takse.
    Ketij vendi i vjen e keqja jo nga biznesi, por nga komplikimi i cdo procedure, qe i shtyn njerezit drejt korrupsionit.

    Ne radhe te pare ketu duhet te mblidhen te gjitha taksat, nga cilido. Dhe per t’a bere kete taksat duhen ulur e thjeshtuar, ndryshe te gjithe fshihen e gjejne cdo forme te mundshme krijuese per mos te paguar.
    Pasi t’i kemi mbledhur te gjitha taksat nga te gjithe, mund te nise diskutimi sa perqind te paguaje njeri, e sa perqind tjetri, ne funksion te te ardhurave.
    Po jo t’i marrin shpirtin atij qe fiton dhe eshte formal, qe mos paguaje kokerr takse 70% e popullsise. Se kjo edhe ate qe fiton ndershmerisht e zhyt, edhe ekonomine e shtyn ne parazitizem, duke perkrahur ekonomine e zeze.

    Nuk duhet harruar qe pa biznes, cdo ekonomi shkon ne kolaps. Ne e provuam njehere komunizmin, prandaj duhet te mendohemi perpara se t’i turremi biznesit e t’i trajtojme si kulake, si Enveri dikur.

    Kjo fryme anti-biznes duhet te marre fund. Sot per sot, me te mirat e te keqijat qe ka, biznesi eshte pjesa me produktive ne ekonomine Shqiptare. Duhen perkrahur, se punesojne qindra e mijera njerez, jane motorri i ekonomise, jo te shihen sikur po i vjedhin buken e gojes dikujt.

    Deshtoi komunizmi njerez, perkrahni filozofi te reja.

    1. Je me teper i njeanshem sec duhet ne analizen tende. Duhet te dish gjithashtu se shumica e korporatave ose sh.a. ne shqiperi jane subsidiaries dhe profitet nuk i shpenzojne ne konsum ne shqiperi por i terheqin jashte, edhe sikur ‘sikur’ te shpenzoheshin keto dividente ne shqiperi (per te rritur konsumin sipas ketyre ligjbersve), keto aksionere hyjne ne upper class dhe vendi yne nuk prodhon jahte ose te mira luksoze per ti sodisfuar ato. Keshtu qe duke e ditur se ne c shtet jetojme, dhe duke e ditur se aeroportet, portet ose facilities te tjera ne pronesi te bashkesise se popullit, jane te gjitha te dhena ne koncesione tek kompanite e huaja te lartpermendura. Keshtu qe mire e ka komentuesi i pare: jane thjesht ca qoka !

      1. Sa per informacion divident shperndan cdo shpk (shoqeri me pergjegjesi te kufizuar) jo vetem sha-te. Te jesh i/e sigurte se shpk-te perbejne pjesen derrmuese te bizneseve ne shqiperi por edhe ne bote, ne usa quhen LLC (limited liability corporation) pershembull. Dhe kto shpk ne shqiperi jane biznesi i mesem ose SME (small medium enterprise) sic quhen ne anglisht. Por ligji shqipetar nuk njeh biznes te mesem por vetem te vogel dhe te madh, dhe percakton qe po xhirove me shume se 8 milione leke ($70’000) te reja ne vite quhesh biznes i madh dhe paguan 15% tatim fitimi te biznesit dhe me pas 15% te dividentit nese deshiron te shperndash fitimin tek aksioneret, njesoj si bizneset e oligarkeve. Pra, nese xhiron $70’000 ne vit apo $700’000’000 ti perseri paguan 15% tatim mbi dividentin. Besoj se e kupton qe edhe marketet e lagjeve jane ne gjendje te xhirojne $70’000 ne vit qe i thone ne dite afersisht $200 xhiro (kujdes! xhiro jo fitim). Tani keto biznese mbasi heqin gjithe shpenzimet (blerja e produkteve qe shesin, qera, rroga, drita, uje, etj) tatohen 15% per fitimin e kompanise pastaj tatohen prape 15% nese kete fitim duan ta shperndajne. Tani me thuaj, keta njerez oligarke jane? E kupton qe nga kjo takse nuk perfitojne vetem oligarket por edhe gjithe biznesi i mesem qe mban ekonomine shqipetare ne kembe. Sigurisht, qe do te ishte me e drejte qe bizneset qe e kalojne $1’000’000 xhiro vjetore te vazhdonin me 15% dhe ato qe xhironin me pak se kaq te tatoheshin me 8%. Kjo po do te ishte nje takse nga e cila do te perfitonte pjesa me e madhe e biznesit shqipetar, e cila me te drejte ka vite qe nuk shperndan fitime per shkak te kesaj menyre taksimi. Tani, sigurisht qe te gjitha qeverite shqipetare nuk e kane pasur dhe nuk e kane mendjen tek permiresimi i ekonomise se vendit por ne kete rast duhet te themi se, me te vertete kjo takse mund te jete ulur per te favorizuar nje grusht oligarkesh, por ne kete rast nuk jane vetem oligarket qe pefitojne por edhe gjithe biznesi i mesem. Dhe biznesi i mesem eshte nje pjese shume e madhe e ekonomise tone. Gjithashtu, mendoj se arsyeja kryesore e uljes se takses eshte se qekur kjo takse u be nga 10 ne 15% shumica e bizneseve (jo vetem oligarket por edhe bizneset qe permenda me lart) nuk kane shperndare me divident duke pritur qe ta shperndajne ate kur qeveria ti therrasi mendjes dhe ta uli. Qeveria ka per qellim te mbushi arken dhe nje menyre eshte qe te incentivoje bizneset te shperndajne fitimet e pashperndara ne vite duke perfituar nga kjo ulje takse.

    2. 100% e njerezve paguajne 20 leke tvsh per cdo 100 leke te shpenzuar e nxjerre nga xhepi. Ka raste dhe me shume si psh per karburante cigare alkool kafe etj ne buxhet shkon 60 % e cmimit.
      Tvsh eshte zeri me i madh i te ardhurave ne buxhet , rreth 40% e buxhetit vilet nga tvsh. Dividenti i paperfillshem

      Per injorantet dhe dashakeqet propagandiste te fuges etj le ta kuptojne qe Shqiptaret paguajne taksa . Si individe shume gjysma e buxhetit mbushet nga tvsh
      Ndersa kompanite jo dhe aq. Sidomos kompanite hajdute oligarke vjedhin shtetin.
      Efekti prapaveprues eshte gabim konceptual ne kete ceshtje
      Sot eshte 7% dhe cilido mund te shperndaje fitimin e ketij viti apo te akumuluar. Shperndarjen e cakton aksioneri maxhoritar.
      7% duhet te jete i njetrajtshem per te gjithe kompanite.

      Rilindja dhe lali kellira po i taksojne dyfish shqiptaret me taksa per arsimin e lali erit tarifa universitetesh apo sllogane boshe si shendwtesia falas me ppp qe e ha shumefish. E ne kembim u japin karin shqiptareve dhe sidomos socialisteve te ndershem qe i votojne plot perkushtim e dashuri dhe vetemohim.

      Sic duket rilindja do leke ne buxhet per te vjedhur akoma.

    3. O Artan o rrot kari..te qifeshin oligarket dhe kallam deshteku te gjitha femrat e fisit tend meqe te dhimbesen kaq shume..
      Shiko gjermanine, kush i kalon 100mije euro te ardhura ne muaj paguan 40% takse dhe tennderat atje behen me gare jo si ketu qe i paracakton kallem deshtaku o ju qifte kina dhe india robt e shtepise sipas gjatesise o Artan robqieri.

  4. Po bronxi keshtu eshte kur merr mend e tunxhit. Qelbistanin e krahason me ameriken iha. Po me ameriken nuk krahasohet gjysma botes.

  5. Ne ligj nuk ishte nevoja fare te shkruhej mni efektet e tij dhe viheshin afate sepse tatimi i dividentit vete prapavepruws ne cdo kohe sa here aksioneret vendosin te shpenrdajne divident sepse ata po shperdajne nga fitimet e viteve te kaluara.

  6. Ore cfare jane keta ‘ komentues’ debila qe nuk merren me objektin e lajmit por merren dhe shajne ate qe e ka sqaruar shume mire se si qendron e verteta.

    Nese nuk je dakort me dike , kjo nuk te jep te drjete ta shash ate. Apo injoranca nu ka brire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *