• |
ide | kryesore

51 pedagogë të fakultetit Histori-Filologji, kërkojnë ndryshim të ligjit për Arsimin e Lartë

Lajme, Të fundit



 

Prof. Dr. Dhurata Shehri, ka publikuar ditën e sotme një deklaratë me kërkesa të pedagogëve të fakultetit Histori-Filologji në lidhje me ndryshimet që duhen bërë në sistemin Universitar.

Pedagogët e këtij fakulteti kërkojnë abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, ndërtimin e një këshilli emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, garantimin e të drejtave të studentit, lirimin e mjediseve universitare të zëna si dhe hapjen e një debati për vendosjen e një Ligji të ri për Arsimin e Lartë.

Më poshtë deklarata e prof.dr Dhurata Shehrit:

D E K L A R A T Ë

e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:

Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.
Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.
Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.
Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.
Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:
Garantimi i të drejtave studentore
Financimi i dijes
Cilësia e mësimdhënies
Demokratizimi i universiteteve
Autonomia e universiteteve
Rritja e transparencës
Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës
Vijojnë emrat:

Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, Arben Belba, Vjollca Osja, Linda Meniku, Edlira Tonuzi, Eljan Doce, Viola Isufaj, Sonila Papathimiu, Sonila Xhafa, Enriketa Papa, Raimonda Nelku, Zylyftar Bregu, Elsa Skenderi, Ymer Ciraku, Edlira Kola, Merita Karaguni, Andri Hoxha, Enkela Begu, Lindita Xhanari, Migena Leskoviku, Juliana Marko, Meli Bregu, Andi Pinari, Holta Shupo, Albana Deda, Flora Koleci, Alban Tartari, Dhimitër Doko, Dhimitri Bello, Marin Haxhimihali.



5 Comments

  1. E vetmja zgjidhje por jo e mjaftueshme.
    Dikush duhet te mbaj pergjegjesi politike per kete ligj, qe ka krijuar gjithe keto probleme.
    Stdentet DUHET te kerkojne largimin e gjithe kesaj klase politike, dhe te nxjerrin eliten e tyre, per ti besuar pushtetin.

    1. nese analizojme 1 shekull 1 politikat 2ligjet 3 ligjvenesit,ligjzbatuesit,,dijen [arsimin] dhe praktiken zhvillimin ,ngele shum per te thene,kemi mbritur ne piken kur jan njerez me shkolle te larte dhe detyra te larta ,flasin por nuk din cflasin ne fakt duan te thon dicka,por mbeten pa then asgje,as kerkuesit as politik beresit as ligjvenesit dhe as ligj zbatuesit,vall perse ndoll kjo,kjo ndolle sepse arritem dy gjera 1 jo formim adekuat ne imunitet,,dhe egoja per te pasur nen kontroll gjithca sejcili sipas mundesise dhe nivelit,kjo fatkeqsisht ishte rruga qe brohoritem per nje shekull ,ne emer te drejtes mires liris barazis vleres dinjitetit ,por ne fakt duke vepruar padrejtesin antivleren mashtrimin ,dhe te gjith duke qene rrug problemesh pa zgjillje padrejtesia te gjith sebashku perfunduam ne zhgenjim ,ku sefundemi gjith akuzojme njeri tjetrin ,por deri ne njefare mase gjith jemi pergjegjes per situaten qe ndollemi ku sejcili e kishte dhe ka mundesin per tu beren ndihmes dhe plotesues ne dobi,sipas mundesis dhe nivelit aty ku ndollet e nese gjith angazhohemi ne dobi dobia dhe meshira zbret ne mezin tone,nje qeveri disa njerez ne mund ti rrezojme menjehere ka menyre,e fundit mund ti vrasim te gjith ,por per te cuar ne kembe nje popull te shpartalluar duhet te angazhohemi te gjith,,ne dobi kemi nevoj per te ndryshuar sejcili ne veten e vet, per tu larguar nga padrejtesia e nese e bejme kete ,keta ulleheqes mashtrues largohen vet ,sepse binden se cfar i pret,ne kemi nevoj per vlera virtyt,meshir pendim toleranc mirkuptim pajtim falje marrveshje ,kur ne ti arrim keto ,do arrim besushmeri dhe unitet,ne rrugen e problemeve pa zgjillje e ndoqem per nje shekull por asnjeher nuk qe funksionalene kemi nevoje per nje rrug zgjillje pa probleme qe eshte e verteta e kush eshte me i vertete se ai qe krijoj te verteten ,sikur sejcili prej nesh te rreshtoheshim sipas nivelit,dhe mundesise ,padiskutum te gjith do perfundonim ne njerin nga 4 grupet njerzore ,te dobise se malle ,ne unitet mendimi dhe veprimi,,keta jan 1 dietaret ,2 ullheqesit e drejt 3 lutjet e besimtareve 4 guximtaret,,e kush e plotesoj krijimin ligjet ullzimin funksionin,qartesin gjallerin ,zgjilljet sigurin paqen shpetimin suksesin me mire se krijuesi botnave,dhe njerzimit ja dergoj te gatesme ne kurane dhe synet,kurse ne jo me si njerz por te mbetur si format njerzore ende pretendojme se me mendjen tone fjalen tone dhe veprat tona ,behemi qartesia gjalleria shpresa siguri paqa zgjilljet mbi toke,duke mos qen krijuesa zgjilljesh ,por tjesht krijesa ku zgjilljet tona varen sipas nje rregulli te percaktuar prej krijuesit botnave,neve akoma, na genjen vetja,qe mund te orientojme ralitete nderkohe qe ralitetet jan te percaktuara me ligje neve akoma jemi te vendosur qe deshirat ti arrim ne cdo menyre qofte edhe forca,por raliteti ligjeve na con diku tjeter atje ku ne nuk deshirojme,neve duam te drejten ton dhe urrejm padrejtesin te na behet,por kur tjerve ju bejme padrejtesi,ne fakt krijuesi ,e percaktoj ne ligjet krijimin e tije qe cfardo qe te mendoje flase apo veprojne nese mire drejte i ben dobi vetes vet nese jo i ben dem vetes vet,kjo eshte urtesi e malle per tu kuptuar,sikur ne te mendonim deshironim dhe vepronim ndaj tjetrit si per veten ton te gjith do mbeteshim vellezer,,cfar po mendojme se po bejme si krijesa te dobta te ardhur ne kete bote duke u mbeshtetur tek vetja dhe vlersuar vetveten ,sollem vetveten dobesin tone egon tone te pangopur per pushtet dhe para,,dhe tani qe mundesit per ngopjen e egos po shterrojne ,rriten pundesit e perplasjes sone shkatrrimit tone por ne fakt shkatrrimin e vet asnjerin nuk e deshiron ndersa mendja goja dhe gjymtyret vrullshem po i sherbejne papushim ,vall ku eshte logjika,vlera virtyti meshira toleranca pendimi falja mirkuptimi, besimi si mundesia e zbutjestejkalimit dhe zgjilljes shpreses dhe shpetimit ,siguris dhe paqes ne mezin tone,vall cili mbetet qellimi suksesi apo krenaria zgjuarsija ,qe per situatat qe kemi apo shkaterrimi t qe po i sherbejme tu shpjegohemi brezave femijeve tane,,mbetet vetem nje fjale kjo eshte se pranuam padrejtesin u mbeshtetem ne ego ,ky kete e nxit pafundesisht djalli mallkuar per sa me shum vepra te keqia,

  2. Si ish student i vjeter i ketij fakulteti i mbeshtes dhe i falenderoj profesoret ne kerkesat e tyre. Profesoret jane nje vlere e kombit,kryeministri te arsyetoje e te kuptoje se po shkon shume larg ne fajet e tija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *