• |
ide | kryesore

Nuk janë plotësuar kërkesat, sindikata e pedagogëve paralajmëron protestë nesër

-Instant, Lajme, Të fundit



Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar proteste kombëtare më datë 22 shkurt. Ata vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

“Në rast se i le pa pagë dhe pa karrierë akademike, çfarë është ky, një pedagog të qëndroj më në Shqipëri dhe prandaj po ikin pedagogët më të mirë, po ikin profesionista nuk po ikin militantët, patronazhistat, po ikin specilistat e mirëfilltë. Mirëpo ka një problem, çdo prind shqiptar e sjell fëmijën në universitet për të marrë edukatë qytetare dhe profesion, kur ikin profesionista kush po ja jep profesionin?”, tha Lush Susaj, pedagog Universiteti Bujqësor.

Këtë herë në protestë ata kanë thirrur edhe studentët. Ata thonë se të rinjtë duhet të ngrejnë zërin për shqetësimet e tyre, një ndër to çështja e tarifave.

“Zemra dhe themeli i universitetit janë studentët. Pse të paguajë studenti i Shqipërisë tarifë për bachelorin kur Kosova dhe rajoni e ka zero. Pse të paguajë studenti i Shqipërisë 2000 euro për masterin kur Kosova e 300-400 euro. Pse studenti i Shqipërisë mos ta ketë fletoren falas? Të paguajë qira? Të paguajnë makinat? Paguajnë gjithandej studentët dhe janë njerëzit më të varfër në rajon dhe Europë”, u shpreh Susaj.



2 Comments

  1. Është qesharake në fakt, se së pari Joe Biden e ka shpallur “non grata” Berishën dhe familjen e tij, ndërkohë që ky lëshon deklarata përshëndetëse.

    Por më qesharake është përpjekja e Sali Berishës, për t’u dukur sikur e përfill njeri në botë dhe po kërkojnë mbështetjen e tij, kur në fakt këto deklarata qesharake, maksimumi botohen në portalin e djalit të vet.Mbas ultimatumit te salih metaj spiunet komuniste te sigurimit petagoget sindikaliste ne ndihme te revolucionit demokratik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *