• |
ide | kryesore

“Tërhiqemi përkohësisht”/ Kovaçi: Në shkurt bojkotojmë provimet nëse nuk plotësohen kërkesat

Lajme, Të fundit
kovaçi, pedagoget



Pas 3 javësh, pedagogët vendosën që të ndalin bojkotin dhe sot do të kthehen në auditore. Në një dalje për mediat. kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi paralajmëroi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat. Ai tha se do të ketë bojkot të provimeve të shkurtit nëse qeveria nuk i merr parasysh. Kovaçi u shpreh se ishte e domosdoshme që t’i jepnin fund bojkotit duke qenë se studentët po shpenzonin para për jetesën në Tiranë. Ai thekson se zgjodhën këtë veprim për të mos dëmtuar vitin  akademik.

“Dua të denoncoj faktin që 3 universitete kanë premtuar që do financojnë 8%. Ne jemi për 30%. Në Shkodër është miratuar 2%. Kjo është skandal. Nuk ka asnjë shans që të parashikojë financimin e 8% shtesë. Ne jemi që ky 8% s’duhet të jepet nga universitetet. Nuk ka asnjë mundësi që të financohen pagat e pedagogëve. Shumë shpejt do të dëgjohemi se çfarë do të ndodhë me këtë 8%. Nëse deri në shkurt nuk finalizohen kërkesat tona, do ketë bojkot të provimeve. Erdhi situata e nevojës për të mos dëmtuar procesin arsimor. Nuk kishte kuptim për bojkot më shumë se 3 javë. Zëvendësimi i 3 javëve nuk ka asnjë problem. Qëndrimi ndaj qeverisë nuk është zbutur. Do ketë bojkot më të plotë në rast se nuk reagon qeveria”, tha Kovaçi.



4 Comments

  1. Po cme derdellit budallalleqe more biri Kovacit do thoshte xha Sulo ke filmi “Kapedani”. E filluat nje gje duhet ta conit deri ne fund tashti ul koken dhe ik

  2. Sander kovaci nje ti je nje cope injranti pa kulture pa atdhe pa imam nje i pafytyr ja ky je ti njeri i ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *