• |
ide | kryesore

Rama godet studentët e mjekësisë: Të vësh duart në kokë. Ta kenë për nder të kthejnë investimin në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Durrës, Edi Rama është ndalur te çështja e studentëve të mjekësisë, për të cilët tha se kostoja që paguajnë për studimet sot në Shqipëri është sa 1/16 e kostos, ndërsa shtoi se kjo e fundit është “thuajse zero”.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një rast “për të vënë duart në kokë”. Ai shtoi më tej se taksapaguesit shqiptarë nuk mund të financojnë sistemin mjekësor gjerman, ndaj edhe është marrë vendimi për mbajtjen e diplomave të mjekësisë.

Sipas tij mjekët e rinj duhet “ta kenë për nder” të kthejnë investimin e taksapaguesve shqiptarë në vend pas studimeve të tyre.

“I keni parë ata të mjekësisë. Kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasim me koston e studimeve në Gjermani. Nuk ka fare. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët, është kostoja e lartë e studimeve. Për çfarë arsye të gjithë ju, se nuk ka ndonjë student që do studime me kosto thuajse zero, të marrë diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat tuaja, duan të ikin në Gjermani direkt. Për kë paguan taksa populli shqiptar, për sistemin shëndetësor gjerman? Kjo është të vësh duart në kokë!

Kemi një sistem si magjistratura dhe është e qartë që kush shkon aty është i detyruar pas shkollës të punojë këtu për “x” vite. Si mundet ne të financojmë studimet, ku Gjermania merr mjekë nga të mundet, në financojmë me tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman? Pse? Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, mbulon kostot, u jep mundësi studentëve të studiojnë që t’i përgjigjet qytetarëve të vetë kur kanë nevojë. Atëherë ne shumë thjesht morëm vendimin. Nuk e ndalojmë njeri të ikë, por nëse duan duhet të paguajnë tarifën që sërish nuk është e plota.

Paguaje tarifën tjetër, mos i rri në kurriz taksapaguesve shqiptarë dhe ik në Gjermani. Por nëse merr diplomën dhe nuk paguan ke detyrimin të rrish, jo 5 vjet, as 20, por nga 1-2 deri në 5 vjet t’ua kthesh këtu investimin që kanë bërë tek ti. Ku jemi këtu? Nuk jemi në kohëra normale, sepse gjithë Evropa është turrur për “mish njeriu”, sepse kudo ka nevojë për krahë pune. Konkurrenca më e madhe do jetë kush të kapë krahët e punës. Ta kenë për nder kthimin e investimit te qytetarët e tyre. Ta kenë për nder”, u shpreh Rama.

Shikoni këtë material të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për protestat e studentëve të mjekësisë: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos  



14 Comments

  1. Llogjike e paster fare!

    Duan te studiojne ne fakultetet e mbajtura ne kembe me taksat e Shqiptareve, por nuk duan te japin as kontributin minimal per… Shqiptaret.

    Absurde!

    Po shkoni studjoni direkte ne fakultetet e mjekesise se Gjermanise!

    Dhe ja u zgjidh ngerci!

    Kur keta qe jane te rinj e me intelekt e kane llogjiken kaq… minimalisht jo te ndershme… imagjinoni te tjeret.

    Dhe do bejne edhe betimin e Hipokratit keta… pa le…

    Keta duhet te bejne betimin e Hipokritit! Ja cfare duhet te bejne!

    1. Student e mjeksis jan student te shkelqyer cdo universitet ne bot do ta kishte per nder ti kishte ne fakultetet e tyre keta student shqiptaret paguajn taksa me shum se cdo vend tjeter ne krasim me te ardhurat

    2. Jo more? Dmth studimi ne universitet u be dhurate e partise tani? Po mbylleni fare. Dhe ja problemi u zgjidh. Kafshe

  2. Po atyre qe mbaronje per inxhinieri pse e marrin diplomen?
    Ata ne perendim perfundjne!
    Po informaticienet?
    Leri piktoret!!!!!

  3. O JP mirë e ke ti dhe që Rama dhe ligjin për studentët e ka bërë apostafat për emigrantët që do t’i sjellë Italia. Pra duke ditur që më ata do bëhet një problem përveç ato sigurisë dhe kujdesi mjekësor ka nevojë të madhe për ata. Me plan i bën kumandari,apo jo??

  4. Ore ju beni sikur s’kuptoni apo cfare.

    Ka krize per mjek. Eshte treg i hapur keshtu qe normal qe do ikin aty ku paguhen me mire.

    Thjesht ne kete moment krize qeveria po ushtron autoritetin e saj qe te permbaje krizen. Dhe sigurisht mbi themele shume te qarta llogjike.

    Kaq e thjeshte.

    Ju ca doni?! Ca alternative keni ju?! Qe te vdesin njerezit ne portat e spitaleve?! Se s’ka mjeke.

    Ata mund te jene studente te shkelqyer. Dhe e thashe edhe vete.

    Por ne thelb mbeten oportuniste te paskrupullt homos-albanikus.

      1. Zgjedhja e tyre.

        Besoj se ne varesi te kesaj pastaj qeveria do shohi ta beje nga 5 ne 10, 15… 20. Sa te jete e nevojshme.

  5. Ramë t jua rritë rrogat si n Gjermani mjekëve që mos të detyrohen të punojnë nga dy e tre punë për të blerë një shtëpi n tiranë me çmime statosferike,të ju japin mundësi mjekëve të bëjnë karrjerë sipas aftësitë dhe jo veç ata që janë bythlëpirësit e partisë socjaliste ,të bëjë ligj që i mbron mekët sepse janë krejt t pambrojtur,pastaj nuk do ikin n Gjermani sepse asnë nuk deshiron të ikë n vend t huaj dhe larg familjarëve të tij.Rama gënjen kur thotë që n Gjermani kushton shtejtë shkollimi i mjekut,është apsolutusht gënjeshtër sepse tarifa vjetore e studimit është simbolike as 300 euro.

    1. Shume mire.

      Kur ti te behesh Kryeminister rritjua rrogat jo vetem mjekeve, por te gjitheve. Bejua nje cik me te larta se ato Gjermane. Sa te mos ikin.

      Dhe pastaj na thuaj ku i gjete leket per buxhetin. Ose me sakte, gersheren per te pre leke.

  6. i veshur me te zeza si Shtrigan i vertet, vec kobe sjell; ky do e lej pushtetin kur te lodhet duke then budallalleqe qe nuk o beson as vet

  7. A ju kujtohet kur tallej trapi me mjekt.po kur thuhej qe nuk shkon dot ne spital se te shqyejn infermjert.po kur talleshin profesoret dhe akademiket po kur medja dhe shtypi thoshin po largohet truri ju thoshit vijn nga bagladeshi nga siri lanka jan te lir te ikin ju kenaqeshit gajaseshit qe ketej dhe budallenjt do ikin se egjejne veten me mir atje ku shkojn

  8. Me pelqen qe Rama i qan hallin takspaguesve shqiptare. E ka shume te larte ndjeshmerine per xhepat e shqiptareve. jo me kot ja riti pensionisteve rrogen me dy kafe ne dite. Qerata burre ky miljoneri piktor, qe mazalla se na tegon se te behemi dhe ne me para.

    1. Rama si taksapagues qe jemi na qaj pak hallin per cmimin e naftes qe e ke mbytur me taksa. Sepse per taksen e arsimit qe na merre ate e paguajme me qejf jo vetem per mjeket por edhe per piktoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *