• |
ide | kryesore

Itali/ Arrestohet 19 vjeçari për shitje kokaine, i kërkonte para me fajde klientit të tij

Lajme, Të fundit



Karabinierët italianë kanë arrestuar një 19 vjeçar nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe zhvatjes së parave.

Shqiptari, me banim në Sansepolcro të Italisë, i kishte shitur kokainë një 38 vjeçari italian. Për shkak se nuk kishte para mjaftueshëm, italiani i kishte dhënë orën e dorës.

Ndërsa qytetari italian nuk kishte mundur të shlyente të gjithë borxhin, trafikanti shqiptar e kishte kërcënuar duke i kërkuar 50 euro më shumë për çdo ditë vonese.
Brenda makinës në pronësi të tij u gjet gjithashtu kokainë e fshehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *