• |
ide | kryesore

Borxhe të rënda financiare për Cafu: nxjerr në ankand vilën Barueri, që vlen 7 milionë euro

Sport
Cafu



Cafu është në telashe për një borxh prej mbi 3 milionë euro. Ashtu si shkruajnë në Brazil, ish-mbrojtësi i Romës dhe Milan, duhet të shlyejë kreditorët për 17.7 milionë rea braziliane, që korrespondojnë me afërsisht 3.3 milionë euro. Gjithçka filloi në vitin 2019 me falimentimin e Capi Penta International Player, një kompani e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë për të menaxhuar karrierën e menaxherëve dhe lojtarëve në botën e futbollit. Më i rëndi nga borxhet e Cafu është ndaj një banke, Banco Industrial, së cilës i ka 777,000 euro.

Kjo është arsyeja pse, sipas UoL, Cafu është detyruar të nxjerrë në ankand vilën Barueri (në shtetin e Sao Paulo), e cila ka një vlerë prej 7.4 milionë euro. Thirrja e parë do të bëhet më 4 prill dhe, nëse nuk do të shitet, do të rikthehet në ankand për gjysmën e çmimit. Në këtë mënyrë braziliani do të jetë në gjendje të mbulojë borxhet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *