• |
ide | kryesore

Inter zemër-dhembsur, dhurata për fëmijët e spitalit pediatrik

Sport



Javier Zanetti e katër futbollistë të Inter kanë bërë një vizitë të vegjëlve të shtruar në spitalin pediatrik të Milanos: Lautaro Martinez, de Vrij, Keita e Di Gennaro, iu bashkuan lojtarëve që përfaqësonin skuadrën e të rinjve e atë të femrave, duke bërë që 300 fëmijë të repartit të pediatrisë të kalonin një pasdite të lumtur në spitalin Mangiagalli-De Marchi, Niguarda, Institutin e tumorit në Milano e Centro Maria Letizia Verga.

“Bëhet fjalë për një inisiativë shumë të vecantë – ka deklaruar zëvendëspresidenti i klubit zikaltër, Zanetti – Shumë fëmijë në të gjithë botën për fat të keq e kalojnë Krishtlindjen duke luftuar për të kaluar sëmundjen që i ka kapur. Familja zikaltër ka dashur ti dhurojë një buzëqeshje, një moment për ti hequr mendjen, e për ti përtërirë forcat për të mund tu kthyer sa më shpejt në jetën që cdo fëmijë meriton të kalojë. Kjo është forca e një klubi sportiv si i yni, jemi të sigurtë se bëmë një gjest shumë të rëndësishëm, që shpresojmë të përsëritet shpejt”.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *