• |
ide | kryesore

OSHEE: Moti i keq sjell problematika të furnizimit me energji, angazhohen 1500 punonjës në terren

Lajme, Të fundit



Në disa zona të vendit, moti i keq, me reshje bore dhe stuhi ere ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Për të menaxhuar situatën OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës prej 11 drejtorive rajonale në mënyrë që të garantohet një furnizim cilësor me energji. Kjo ka sjellë një përmirësim të mbulimit me energji elektrike në të gjithë vendin me 70%, sipas OSHEE-së.

Sot gjatë mesnatës nënstacioni i Korçës pësoi avari duke sjellë mungesë të energjisë për disa zona, por situata u normalizua brenda 2 orësh. Aktualisht furnizohet me energji elektrike qyteti i Korçës, Dardha dhe Voskopoja. Nga raportimet e fundit është normalizuar situata në bashkinë e Bilishtit.

Brigada e Tensionit të Lartë të OSHEE, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta vënë në punë dhe stabilizuar situatën brenda paradites së ditës së nesërme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *