• |
ide | kryesore

Përplasje për negociatat me Serbinë, çfarë do të ndodhë nesër në Kuvendin e Kosovës

Lajme, Të fundit



Ndasitë e politikës kosovare për përfaqësimin në dialogun me Serbinë pritet të dalin sërish në pah të mërkurën në Kuvendin e Kosovës. Në orën 10:00 nis punimet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe po në të njëjtën orë nis edhe tryeza e thirrur nga kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli. Ky i fundit e ka konsideruar seancën e jashtëzakonshme një “komplikim të mëtejmë të thirrjes për unitet”.

Megjithëse ka refuzuar të jetë pjesë e ekipit negociator, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa, ka thënë se pa opozitën e mirëfilltë nuk do të ketë zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror. Pak minuta më vonë, në një postim të dytë, Mustafa ka sqaruar se këto pikëpamje, nuk nënkuptojnë se do t’i bashkohen ekipit negociator që kryesohet nga Ahmeti dhe Limaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *