• |
ide | kryesore

“Nalnu bre nalnu”, filmimet e plota të përleshjeve në parlamentin e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Albin Kurti



“Nalnu bre nalnu”, është thirrja që dikush dëgjohet gjatë sherrit me grushta dhe shqelma në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës që Albin Kurti po fliste. Ndërkohë që deputetët e opozitës nisën të grushtojnë dhe t’i afrohen Kurtit, ndërhyn kryeparlamentari Glauk konjufca duke thirrur policinë brenda Kuvendit.

VIDEO E PLOTË:

 

Më herët Ganimete Musliu kishte vendosur një foto para foltores kur fliste Albin Kurti, ndërkohë që zv.kryeministri Besnik Bislimi është çuar nga karrigia e tij dhe ka grisur fotografinë.

Pas kësaj është ngritur në këmbë deputeti i PDK Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.

Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa, ku edhe situata është përshkallëzuar dhe kanë ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.



6 Comments

  1. Kurt karavastaja cfare ke bere do te bejne,je rrumpalle.
    Bushati menjehere do te thote qe Ahmetaj eshte i lidhur me Kurtin ose Gerrvallen.

  2. Bravo PDK.Tamam rrugecër.Kundershtoje si të doni por jo me dhunë fizike.Apo e keni në gjak dhunën si këta rilindasit tanë me në krye Ramën.Nje brumi jeni!!

    1. Te gjitha keto qe shohim me larte dhe cirku qe po ben Edvin mafia me zedhenesin e tij ” tigri” tregojne se ne shqiptaret nuk kemi bere dhe nuk bejme shtet! Sadoqe te huajt po bejne te pamunduren per te na kthyer ne njerez ne jemi te kqijte e vetes!

      1. Mos u merr me politike por shikoje ku katandisi Kurti Kosoven..Nacionalizem morracakesh qe tani kane zbathur breket per paret dhe mbeshtetjen e perendimit..

  3. Ha ha ha …policia ndalo! Ha ha ha O al bin..ç’të mbjellësh do të korësh. E harrove veten me tymuese???? Turp,turp,turp…zhdukuni nga faqja e dheut o politikanë injorantë si në Shqiperi edhe në Kosovë.

  4. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *