• |
ide | kryesore

Vogue/ Rita Ora riktheu trendin e vitit 2000

Paparazzi, Slider



Ndërsa promovonte albumin me titull “Phoenix”, Rita Ora dha edhe leksione të mira mode. Këngëtarja shqiptare  tërhoqi vëmendjen e “Vogue” disa kohë më parë.

Rita Ora mbante veshur një fustan “vintage” me rripa me printe gazetash, trend që u bë i njohur në vitin 1935 nga Elsa Schiaparelli.

Schiaparelli përdori printet e gazetës ku punonte për të dekoruar veshjen e saj dhe vite më vonë, Galliano i rrëmbeu idenë dhe e përdori në vitin 2000 në sfilatën e Christian Dior Haute Couture.

Por le të kthehemi tek Rita, këngëtarja kishte kombinuar fustanin me printe gazetash me një pallto me kuadrate, si edhe çizme! “Vogue” paralajmëron se Rita sapo ktheu trendin më të paparë dhe duhet t’i themi faleminderit!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *