• |
ide | kryesore

Indonezia alarmohet prej rrezikut të një cunami të dytë

Lajme, Të fundit



Pas shpërthimit të dytë të vullkanit Anak Krakatau, Indonezia ka ngritur nivelin e alarmit, duke dhënë urdhër që të gjithë fluturimet të shmangin zonën, pak ditë pasi 430 vetë humbën jetën prej cunamit.

Autoritetet kanë paralajmëruar ardhjen e  një cunami tjetër, duke i kërkuar banorëve të qëndrojnë larg prej bregut. Veçanërisht të dielën, vullkani ka qenë tepër aktiv duke nxjerrë llavë dhe shkëmbinj si dhe duke dërguar re të mëdha deri në 3000 metra në qiell. Sekretari i agjencisë gjeologjike, Antonius Ratdomopurbo u shpreh:

 “Që nga 23 dhjetori aktiviteti nuk ka ndalur. Ne parashikojmë një përshkallëzim të mëtejshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *