• |
ide | kryesore

Napoli ngre zërin dhe akuzon: “Ndeshje e trukuar, u minua besueshmëria e kampionatit”

Sport



Nata e gjatë e Inter-Napoli nuk është mbyllur akoma. Pas vendimit të Gjykatësit Sportiv, që sanksionoi klubin zikaltër për koret raciste e skualifikoi për dy ndeshje Koulibaly e Insigne, Napoli, përmes avokatit të tyre, Mattia Grassani, ka njoftuar anikimimin: “Do marrim pak kohë të studiojmë ngjarjen – ka deklaruar për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli – Me shumë mundësi do të ankimojmë për dy ndeshjet pezullim të Insigne, ashtu si për Koulibaly për duartrokitjet ndaj arbitrit”.

“Rregullorja flet qartë: ndeshja duhej ndërprerë – ka ashpërsuar tonet Grassani – Ashtu si e pranoi edhe prokurori federale Pecoraro, duhet ndërprerë sipas rregullores, që në pjesë të ndryshme nuk u aplikua, ashtu si buon sensi i Mazzoleni. Ndeshja u trukua nga atmosfera. Një ndërprerje do të ishte një sinjal i fortë. Nëse do të ishim marrë masa në pjesën e parë, ndoshta fyerjet do të ndalonin dhe Koulibaly nuk do të kishte kërkuar ndërprerjen. Besoj se është minuar besueshmëria e kampionatit, duke dhënë një imazh të shëmtuar të futbollit tonë: stadiumet nuk duhen konsideruar vende ku njerëzit shkojnë për tu zbavitur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *