• |
ide | kryesore

Igli Tare drejtori sportiv i ardhshëm i Napolit: sponsor i shqiptarit është Luciano Moggi

Sport
Igli Tare



Gjithçka është e gabuar, gjithçka duhet të ribëhet. Kolapsi i brendshëm kundër Atalantës shënoi fundin e ëndrrave të Napolit në Champions League. Në harkun kohor të një viti skuadra italiane kaloi nga më e mira e kampionatit, në dështimin e vitit. Kjo është arsyeja pse sezoni i ardhshëm do të jetë sezoni i revolucionit. Do të nisë pa humbur kohë, me Aurelio de Laurentiis që ka vendosur të revolucionarizojë drejtimin teknik. Duke filluar nga drejtori sportiv, i cili duhet të zërë vendin e Meluso dhe mbi të gjitha të fshijë kujtimin e Giuntoli. Idea është Igli Tare, që vjen me sponsorizimin e Luciano Moggit, gjithnjë vlerësues për punën e shqiptarit.

Në krye të listës së presidentit italian është Igli Tare, gati për të rifilluar punën pas një viti pushimi, pas lamtumires së tij nga Lazio. Mes kandidatëve janë edhe ish-drejtori i Milan, Frederic Massara, i kontaktuar tashmë vitin e kaluar dhe Pietro Accardi i Empolit.

TRAJNERËT E PREFERUAR

Zgjedhja e trajnerit do të jetë edhe më delikate. Pasi dështuan eksperimentet Garcia, Mazzarri dhe Calzona, do të nevojitet një profil i nivelit të lartë. Ashtu si Vincenzo Italiano, i cili është gati të çlirohet nga Fiorentina për të nisur aventurën e tij nën Vezuv. Në vëzhgim është edhe Stefano Pioli, por ndarja e tij me kuqezinjtë, e konsideruar e sigurt vetëm pak muaj më parë, tashmë duket padyshim e pamundur. Ndër trajnerët në zhvillim, Raffaele Palladino duket të jetë i preferuari.

Lexo më tejIgli Tare gati të kthehet në Serie A? Një klub i rëndësishëm e kërkon në rolin e Drejtorit Sportiv

Është e qartë se nuk duhet harruar Antonio Conte, i cili mbetet një ëndërr, por që AdL do të përpiqet ta lëkundë deri në fund. Ndoshta me një pagë të madhe, duke qenë se nuk do të jetë në gjendje t’i garantojë atij prezencën në Champions League. Më pas do të duhet punuar mbi skuadrën, duke filluar nga sulmi. Duke qenë i sigurt largimi i Victor Osimhen, me 120 milionë eurot e klauzolës së tij mund të arrihet në një emër të rëndësishëm: Zirkzee, David dhe Gimenez janë ndër profilet më të njohura. Por së pari do të duhet të rindërtohet Napolin duke filluar nga katet më të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *