• |
ide | kryesore

Video /Juventus rekordesh, meritë e Cristiano Ronaldos; thyhet Sampdoria, askush si bardhezinjtë në Europë

Sport



Cristiano Ronaldo dhuron spektakël në Stadium dhe Juventus rinis fluturimin: një dygolësh i portugezit ka likujduar Sampdorian. Një ndeshje shumë e bukur me CR7 i cili ka ndëshkuar Samp që në minutën e 2′. Dominim total i bardhezinjve deri në 11-metërshin e akorduar për blurrethuarit për një faull me dorë të Emre Can, i transformuar në gol nga Quagliarella në të 33′. Në pjesën e dytë është shënuar edhe goli i fitores, sërish nga pika e bardhë e penalltisë, me një goditje të fortë të Ronaldo në të 65′. Në minutën e 92′ VAR ka anulluar golin e barazimit të shënuar nga Saponara.

Pas fitores falë golave të shënuar nga CR7, Juventus avendos një rekord të ri pikëhs në Serie A, në fazën e vajtjeve. Me 53 pikë në llogari, Zonja e Vjetër në versionin 2018-2019 tejkalon ato të mëparshmet të 2005-2006 dhe 2013-2014 me 52 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=L4FZwVMrdOI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *