• |
ide | kryesore

Juventus përgatit çmendurinë e verës: 500 milion euro në total për Kylian Mbappe

F1, Sport



Një ide e çmendur kalon tek drejtuesit e Juventus dhe ai është Kylian Mbappe. Sipas La Repubblica, në vazhdim të operacionit që solli CR7 tek bardhezinjtë, kampionët e Italisë po studiojnë një tjetër goditje të jashtëzakonshme për në qershor: djalin e artë të PSG, Mbappé. Francezi është ëndërra e madhe e presidentit Agnelli, që do të dëshironte ti dhuronte tifozëve bardhezinj një tjetër fenomen.

Sipas asaj që bëhet e ditur, klubi është seriozisht i interesuar për të vlerësuar mundësinë ekonomike të operacionit, që prek shifrën kompleksive rreth 500 milionë euro. E për të arritur tek Kylian Mbappé, Juventus është gati të sakrifikojë Paulo Dybala, nga i cili mund të mbërrijnë 100 milionë euro.

Ndërsa nuk është e ndaluar të ëndërrojë e kur vazhdojnë kontaktet me Aaron Ramsey, për të cilin bardhezinjtë e kanë prezantuar ofertën e tyre, merr kuota ideja për të sjellë në Torino James Rodriguez: më tepër se një ide, është një rast.

Sulmuesi kolumbian në pronësi të Real Madrid, është në huazim dy vjecar tek Bayern Mynih, por klubi bavarez nuk duket se ka qëllim ta ushtrojë të drejtën e blerjes fiksuar në 42 milionë. Gjermanët kanë kohë deri në 15 qershor, por problemet fizike të James, me shumë mundësi do të ndikojnë për kthimin e kolumbianit në Madrid, ku do të gjente një klub jo entuziast që ti jepte besimin atij për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *