• |
ide | kryesore

Dasmat që priten të mbahen gjatë vitit 2019-të

F1, Paparazzi



Viti që lamë pas pati shumë lajme të bujshme nga bota e showbiz-it: Lidhje të reja, martesa dhe ndarje.

Por edhe 2019-ta duket se ka rezervuar disa dasma të rëndësishme, që me siguri të gjithë mezi po i presim.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Në 14 tetor të 2018-s çifti shpalli fejesën, ndërsa planet për damsën Armina Mevlani i kishte treguar pak kohë më parë. Ajo është shprehur se ende nuk ka një datë se kur do të mbahet martesa, por do të jetë së shpejti.

“Dua një martesë shumë intime, por kam përshtypjen që po e bëmë nuk do mbetej edhe aq  intime duke qenë se jemi personazhe publike”, është shprehur blogerja e njohur shqiptare.

Zaimina Vasjari

Më 29 janar të vitit që lamë pas Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj biznesmen Klodian Asllani mirëpritën vogëlushen Khloe 11 muaj më parë. Lidhur me martesën këngëtarja është shprehur se do të mbahet pas lindjes së vogëlushes.

“E kemi menduar dhe dasmën, patjetër që do bëjmë, por nuk do të jetë një dasmë tradicionale madje nuk do të jetë as në Shqipëri… Miqtë dhe familjarët do t’i ftojmë në një vend jashtë Shqipërisë. Por nuk po them më shumë”, ka thënë Zaimina.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Pas ndarjeve e ribashkimeve, çifti i njohur i shoëbiz-it shqiptar, Blero Muharremi dhe Afrona Dika tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ka qenë këngëtari i cili ka zbuluar detaje për kurorëzimin e tyre.

Blero ka zbuluar se ceremonia e tyre e martesës do të mbahet më 21 shtator të vitit 2019. Kujtojmë se propozimi i është bërë në një emision në Kosovë, ku Afrona e lumtur tha “PO”. Blero ka qenë i martuar më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka vajzën Tara.

Erik Lloshi

Erik Lloshi do të martohet më 17 gusht të vitit 2019 me të fejuarën e tij Romina. Këngëtari dha lajmin e bukur ekskluzivisht për “iconstyle.al” nga prapaskena e festivalit “Kënga Magjike”, më 4 dhjetor.

E pyetur nga “iconstyle.al” se si e ka menduar fustanin e bardhë të nusërisë, Romina u shpreh se ende nuk e ka vendosur çfarë nuseje do të jetë. Megjithatë ajo theksoi se është besnike e së thjeshtës dhe i tillë do të jetë edhe look-u i saj në ditën më të rëndësishme të jetës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *